Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriza politike në Kosovë, “harrohet” dialogu me Serbinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kriza politike në Kosovë, “harrohet” dialogu me Serbinë

Moskrijimi i institucioneve të reja të Kosovës edhe pas dy muajve nga zgjedhjet parlamentare, po konsiderohet se i ka shkaktuar vonesa të mëdha Kosovës edhe në dialogun politik me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pafuqia e lidershipit të Kosovës për të krijuar institucionet e reja, sipas analistëve i ka mundësuar Serbisë që të fitojë terren në arenën diplomatike, ndërkohë që pala serbe ka dërguar sinjal te bashkësia ndërkombëtare se Kosova është e papjekur për tu marrë me çështje të rëndësishme, siç është dialogu.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë se sjellja e lidershipit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar në këto momente kur ka një dinamizëm të madh, qoftë nga mekanizmat ndërkombëtare, qoftë nga Serbia, lidhur më atë sesi duhet ecur tutje.

Ujkani: Me një qasje të tillë Serbia po fiton terren në arenën diplomatike, pasi që po del të jetë më e përgatitura, po del të krijon pozicionet e veta, derisa institucionet tona që janë në shkuarje për t’i lënë vend atyre të zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë të themeluara dhe nuk dinë se me çka do të merren kur ta marrin mandatin e ri, nëse do ta marrin pasi që gjendja aktuale nuk është shumë premtuese”, thekson Ujkani.

Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj thotë se shteti serb po e shfrytëzon vakuumin institucional të Kosovës.

Mushkolaj: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë, si duket po e shfrytëzojnë vakuumin institucional të Kosovës. Unë mendoj se këtë po e bëjnë jo pa qëllim, në mënyrë që të propozojnë idetë e tyre, dhe në anën tjetër që t’i japin sinjal bashkësisë ndërkombëtare në radhë të parë, se Kosova nuk është e gatshme të merret me këto çështje, respektivisht të shprehin papjekurinë e institucioneve të Kosovës karshi çështjeve të rëndësishme, siç është dialogu dhe siç është edhe e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, pala kosovare me vetëdije të plotë ua ka lënë këtë hapësirë shtetit serb dhe ata po e shfrytëzojnë këtë.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Derisa, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka sugjeruar që zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik.

Nisur nga e gjithë kjo, analisti Ujkani thotë se Kosova po humb shumë, pasi që sipas tij, po i jep mundësi Serbisë që të propozojë ide, e që do të ketë më pas përparësi edhe në agjendën politike.

Ujkani: Në njërën anë flet Vuçiçi për kompromisin historik ashtu siç e quan ai, në anën tjetër flet Daçiçi që thotë ndarja e Kosovës është një mundësi. E ne çka po flasim? Ne nuk po arrijmë ta kemi një alternativ apo të kemi një pozicion të qartë në këtë drejtim dhe kjo nuk shihet që do të kemi sepse nuk kemi institucione për momentin, dhe humbja jonë në këtë drejtim është e madhe.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë në korrik të këtij viti.

Ky takim ishte zhvilluar në nivelin politik të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, që është një dimension i ri i dialogut, i cili kryesisht është zhvilluar në nivelin e kryeministrave.

Në takimet e fundit të dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishin pajtuar që të hapet një fazë e re e negociatave që çon drejt normalizimit dhe pajtimit.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pati hapur kapituj të rinj për të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane, shkruan REL.

Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.

Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tags: kosoveserbi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Dwayne Johnson, aktori më popullor i rrjeteve sociale

Dwayne Johnson, aktori më popullor i rrjeteve sociale

UEFA zyrtarizon 3 kandidatët për çmimin “lojtari i vitit”

UEFA zyrtarizon 3 kandidatët për çmimin “lojtari i vitit”

Portugali, thyhet pema 200 vjeçare, vdesin 11 persona

Portugali, thyhet pema 200 vjeçare, vdesin 11 persona







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Aksident me 7 të plagosur në Fushë Milot–Lezhë, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident me 7 të plagosur në Fushë Milot–Lezhë, arrestohet 41-vjeçari

by mirseda
10:26 | 19/01/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Fushë Milot–Lezhë”, ku si pasojë kanë mbetur të...

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet sot në GJKKO për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet sot në GJKKO për masën e sigurisë

10:11 | 19/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, lihet në burg ish-drejtori i burgut të Durrësit

10:08 | 19/01/2026
Pësoi hemorragji celebrale, drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani shtrohet në QSUT

Pësoi hemorragji celebrale, drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani shtrohet në QSUT

09:49 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com