Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, trazirat në Charlottesville rritën kritikat ndaj presidentit Trump

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidentit Trump i largohen mbështetësit

Pas trazirave në Charlottesville, SHBA kanë shpërthyer kritikat ndaj presidentit Trump për reagim të vakët. Më parë ishte shkallëzuar dhuna mes ultra-të djathtëve e kundështarëve të tyre me disa të vdekur.

Kanë shpërthyer kritikat në SHBA pas trazirave në Charlottesville. Mjaft komentues të mediave amerikane shprehin kritika pas reagimit të vakët të Trumpit, fitorja e të cilit si president u festua në rrjetet djathtiste. Presidenti Trump e dënoi dhunën ashpër, por nuk etiketoi direkt fajtorë.

Kritika e fortë vjen edhe nga republikanët. “Mr. President- ne duam t’i vëmë emrin së keqes. Ata ishin racistë të bardhë dhe ajo që ndodhi ishte terrorizëm i brendshëm”, u shpreh në twitter senatori republina, Cory Gardner. “Vëllai im nuk dha jetën në luftë kundër Hitlerit që qëndrimet naziste të vazhdojnë të jenë prezente pa asnjë rezistencë”. shkruan senatori më i vjetër republikan në senat, Orrin Hatsch.

Trump dënon dhunën

Nga rezidenca e pushimeve në New Jersey Trump ishte shprehur se “e dënon në mënyrën më të ashpër shpërthimin e tmerrshëm të fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës nga të gjitha anët”. Para incidentit me makinë, ai kishte shkruar në Twitter se u bën thirrje amerikanëve të bashkohen  e të dënojnë dhunë. “Nuk ka vend për  këtë lloj dhunë në Amerikë”, shkroi Trump. Demonstrata ishte thirrur krahas Ku Klux Klanit edhe nga lëvizja djathtiste Alt-Right, tek e cila reflektohen qëndrime naziste, dhe e cila mbështet Trumpin.

Tragjedia ndodhi gjatë një demonstrate të Ku Klux Klan dhe grupeve të tjera ekstremiste të djathta në shtetin federal Virginia. Të paktën tre veta humbasin jetën, 35 të tjerë plagosen, thonë autoritetet e qytetit Charlottesville. Ndër viktimat edhe një grua e shtypur nga makina. Një makinë është sulur qëllimisht brenda një grupi demonstruesish dhe ka plagosur disa vetë. Policia Federale, FBI ka filluar ndërkohë hetimet. Sipas FBI, ky incident shikohet si shkelje e ligjeve federale për të drejtat e njeriut.

Të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri

Ndërkohë në periferi të qytetit Charlottesville u rrëzua një helikopter i policisë gjatë një demonstrate të ekstremistëve të djathtë e neonazistëve. Pamjet tregojnë re tymi që dalin nga një pyll i afërt. Dy vetë humbën jetën.

Ku-Klux-Klani dhe organizata të tjera ekstremiste kishin bërë thirrje për një tubim në shtetin federal Virginia. Marshi i ndaluar drejtohej kundër administratës së bashkisë së qytetit Charlottesville, që kërkon të largojë një përmendore të gjeneralit të luftës civile, Robert Lee. Lee drejtoi në mesin e shekullit të 19-të trupat e shteteve të jugut, që e mbështesnin skllavërinë, shkruan DW.

Trazira mes ultra të djathtëve dhe kundërshtarëve të tyre

Ndërkohë më parë në qytet ishin zhvilluar përleshje mes grupeve të majta e të djathta. Demonstruesit me uniforma paramilitare valëvisnin flamuj me kryqet e thyer nazistë dhe mbanin kapuçët karakteristikë të Ku Klux Klanit. Ata lëshonin thirrjet “Gjak dhe truall” – thirrje të njohura të nazistëve.

Pak më vonë demonstruesit e ekstremit të djathtë e grupe të majta iu sulën njëri-tjetrit me shkopinj, shishe e sende të ndryshme. Përkrahës të grupeve militare kishin edhe armë me vete po nuk u dëgjuan të shtëna.

Tags: Charlottesvillekritikatndaj presidentitrritenSHBAtraziratTrump

TË LIDHURA

“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
Bota

“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

14:48 | 26/03/2026
“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran
Bota

“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

14:46 | 26/03/2026
Trump kritikon NATO-n: S’ndihmoi kundër Iranit
Bota

Trump kritikon NATO-n: S’ndihmoi kundër Iranit

13:33 | 26/03/2026
Next Post
Galaxy Note 8 ka një rival të ri, LG V30 Plus

Galaxy Note 8 ka një rival të ri, LG V30 Plus

Sërish tërmet në Maqedoni, banorët i frikësohen shpërthimit të vullkanit

Ishulli Sumatra në Indonezi u godit nga një tërmet i fuqishëm

Paloka e Spaho të vendosur: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve në PD

Aksidenti i deputetit të PDIU-së/ PD: Çfarë fshihte në makinë miku i Ramës dhe kush po e mbron?







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

by mirseda
15:16 | 26/03/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen,...

Gjykata Kushtetuese rrëzon ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla

Gjykata Kushtetuese rrëzon ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla

15:07 | 26/03/2026
Kanabis në sera në Berat/ SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Kanabis në sera në Berat/ SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

14:52 | 26/03/2026
“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

14:48 | 26/03/2026
“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

14:46 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com