Të dielën e ardhshme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, ashtu siç ishte parashikuar ditë më parë.
Në këtë Asamble kryeministri shkon me emrat që ka piketuar për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Në këtë mënyrë, zëvendëskryeministër do të jetë sërish Niko Peleshi. Ndërsa kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi, ashtu siç është konfirmuar deri tani edhe pse jo zyrtarisht.
Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Ndërsa, pjesa më kryesore është piketimi i emrave përfundimtarë për kabinetin e ri qeveritar.
Ja emrat që përfliten për ministra:
Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri
Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa
Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati
Ministre e Integrimit: Milena Harito
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj
Ministër i Transporteve: Taulant Balla
Ministër i Energjetikës: Damian Gjiknuri
Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli
Ministre e Shëndetësisë: Ogerta Manasterliu
Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi
Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi
Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe
Ministre e Mirëqenies Sociale: Olta Xhaçka
Ministre Shteti: Elisa Spiropali