Partizani nis fazën përgatitore në Kasha të Italisë. Menjëherë sapo ka mbërritur përtej Adriatikut, skuadra ka dalë në fushën e stërvitjes, për të zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Mark Iuliano.
Stërvitja e parë pas afro një muaji pushime. Seanca me karakter shtrydhës shërben për të marrë gradualisht ngarkesën fizike, në të cilën të pranishëm ishin edhe tre prej lojtarëve të afruar në merkaton e verës.
Nga blerja më e bujshme e të kuqve, Edgar Çani, për të vazhduar me fantazistin e rritur në Akademinë e Liverpoolit, Kristian Adorjan, por edhe mesfushori i qendrës, Xhovani La Kamera, shkruan Supersport.
I pranishëm në stërvitje ishte edhe kapiteni e portieri i Kombëtares, Alban Hoxha, që pas zërave të shumtë për një transferim të mundshëm jashtë Shqipërisë, vendosi të rinovojë kontratën edhe për tre vjet me të kuqtë.
Me skuadrën do të bashkohet edhe sulmuesi nga Panamaja, Erik Herrera, i cili u prezantua vetëm pak orë më parë, i transferuar si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Leçen.
Partizani do të qëndrojë në Kasha të Italisë deri më datë 31 Gusht. Deri më tani i konfirmuar është vetëm testin përballë Ternanës, më datë 19, ndërsa klubi po punon për të siguruar ndeshjet miqësore që do ti shërbejnë trajnerit Iuliano dhe stafit teknik të implementojnë idetë e tyre dhe të harmonizojnë lojën e skuadrës.
https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/699575533570179/