Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Natyra dhe mikpritja shqiptare në syrin e turistëve gjermanë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Natyra dhe mikpritja shqiptare në syrin e turistëve gjermanë

Jo vetëm zona bregdetare, por edhe pjesa tjetër e Shqipërisë është shumë e pëlqyer nga turistët e huaj. Transporti mbetet ende sfidë për turistët.

Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Gjermania. Të rinjë nga Gjermania kanë nisur ta zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore e për të shijuar veçoritë që ofron ky vend. Shqipëria është një vend, ku pushuesit gjermanë gjejnë një larmi atraksionesh turistike, që dallojnë nga ato tëvendeve të tjera evropiane.

“Udhëtimi me minibusët nëpër ato rrugë gjarpëruese ishte për mua një përvojë mjaft e veçantë”, thotë Moritz, student nga Këlni. Ai për DW veçoi, se është mjaft i kënaqur me pushimin e tij në Shqipëri dhe se nuk ka pasur ndonjë përvojë negative, pavarësisht se mjetet e transportit në Shqipëri ai e sheh si sfidë për pushuesit e huaj.

Christin nga Eseni e ka vizituar Shqipërinë para 2 vitesh në muajin e shtator, kur fluksi i turistëve është më i vogël në krahasim me muajt e verës. Ajo për DW thotë: “Hera e parë me makinë në Tiranë ishte e vështirë, por ia dola mbanë të përshtatem edhe pse rregullat e trafikut nuk respektoheshin”. Çështja e trafikut ka habitur edhe Michaelin nga Boni, i cili thotë: “Në Evropën Qendrore nuk kam parë ndonjëherë një ngarje të tillë të makinës në rrethrrotullimet e trafikut si në Shqipëri. Në Tiranë vlenin rregulla të veçanta sa i përket kësaj”.

Atraksionet kulturore dhe sportive – një arsye më tepër për të vizituar Shqipërinë

Pushuesit nga Evropa janë të mahnitur nga historia dhe kultura shqiptare. Kruja, Berati, Apollonia dhe muzeu kombëtar në Tiranë janë pika të preferuara turistike. Xiengong në intervistë për DW shprehet: “Unë do t’jua sugjeroja pushimin në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për shumëllojshmëri kulturore si dhe për historinë evropiane”.

Prezenca e më tepër religjoneve që e karakterizon Shqipërine u veçua si vlerë nga të intervistuarit. Tirana si kryeqytet është shumë tërheqëse për pushuesit gjermanë. Ata veçojnë, se në këtë qytet u ka rënë sy organizimi i festave e koncerteve dhe se si popull shqiptarët kanë karakter festiv. Christin më tej thekson se si lagje, përshtypje të veçantë i ka lënë Blloku në Tiranë me të gjitha pub-et si dhe të rinjtë që ka takuar përreth.

Kuzhina shqiptare – e lerverdishme në çmim dhe e pakrahasueshme në shije

Në Shqipëri, kohëve të fundit vërehen mjaft ndryshime pozitive sa i përket përgatitjes së ushqimit, gjë që e bën Shqipërinë një vend edhe më të pëlqyer për turistët e huaj. Sipas Bobb, i cili e ka vizituar Tiranën para dy vitesh, kuzhina shqiptare është në nivel të asaj italiane dhe spanjolle. Të gjithë të intervistuarit nga DW janë treguar mjaft të kënaqur sa i përket ushqimit në Shqipëri duke shprehur gjithashtu habinë për çmimet, që janë dukshëm më lirë se në shumë vende të tjera të Evropës. Ushqimet e detit mbeten më të preferuarat, ndër të tjera.

Turistët gjermanë shprehën një admirim kundrejt mikpritjes shqiptare. Të gjithë theksojnë kujdesin që bëjnë shqiptarët për t’u ofruar një nivel të lartë komoditeti pushuesve. “Unë jam pozitivisht i habitur nga fakti që, në Shqipëri, edhe në lokalin më të vogël ofronin lidhje në internet, gjë që nuk e gjen as edhe këtu në Gjermani”, thotë Bobb për DW.

Tags: BallkanimbresëlënësemikpritjaNatyrashqiperiashqiptareturizmiushqimi

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Next Post
(Video) Durrës, policia sekuestron heroinë dhe armë në banesë, por nuk arreston asnjë person

(Video) Durrës, policia sekuestron heroinë dhe armë në banesë, por nuk arreston asnjë person

I vuri zjarrin shkurreve te Kodrat e Liqenit, arrestohet 53-vjeçari

I vuri zjarrin shkurreve te Kodrat e Liqenit, arrestohet 53-vjeçari

Motorola Moto X4 prezantohet më 24 gusht

Motorola Moto X4 prezantohet më 24 gusht







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik
Bota

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

by mirseda
21:59 | 17/03/2026
0

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tani mund të veprojnë menjëherë ndaj çdo zyrtari të lartë iranian...

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

21:20 | 17/03/2026
Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com