Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U dënua për mjekim të gabuar, bëri vetëm 3 ditë burg, por mjeku u rikthye në punë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U dënua për mjekim të gabuar, bëri vetëm 3 ditë burg, por mjeku u rikthye në punë

Faik Pashollari, i cili është i dënuar me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm pas vdekjes së një vajze 7 vjeçe, është rikthyer në punë për herë të dytë, ndonëse ndaj tij ka një vendim gjykate se për 3 vite pas përfundimit të dënimit nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Këtë fakt e pohoi babai i vajzës 7-vjeçare, Hekuran Beollari, i cili thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi për të bijën dhe se ky mjek është një kërcënim për fëmijët e tjerë. “Ai nuk është një mjek profesionist.

Ai mjek vdiq vajzën time duke i bërë mjekim të gabuar, ndërsa nesër mund t’u marrë jetën edhe fëmijëve të tjerë”, – tha Beollari.

Ndërkaq, në shtator të vitit të shkuar, në një tjetër intervistë të realizuar me babanë e vajzës 7-vjeçare, i cili tha se mjeku Faik Pashollari kreu vetëm 3 ditë burg, pasi përfitoi nga amnistia. 

“Vetëm 3 ditë para se të shpallej lista me emrat e personave që do të përfitonin nga amnistia, u dorëzua vetë në polici dhe pas 3 ditësh, ai u la i lirë duke përfituar nga amnistia.

Në një kohë që ligji 154/2015 për dhënie amnistie, neni 5, pika 2 thotë se, ‘Nuk përfitojnë nga amnistia personat që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë, – tha ai në atë kohë, shkruan GSH.

Sakaq, disa muaj më parë, mjeku Pashollari kishte nisur të ushtronte profesionin e tij në Spitalin e Përmetit, pasi kishte siguruar dy dëshmi penaliteti ku shkruhej: “Është i padënuar”. E para mbante datën 02.03.2016, ndërsa e dyta datën 06.06.2016. Këto dëshmi, ai i kishte siguruar për faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kishte në sistem vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, vendim i formës së prerë.

Zoti Hekuran, mjeku pediatër Faik Pashollari, i cili u dënua për shkak të vdekjes së vajzës suaj nga mjekimi i pakujdesshëm, është rikthyer sërish në punë, ndonëse ka një vendim gjykate për moskryerje të detyrës për një periudhë 3-vjeçare. Si e zbuluat këtë gjë?

Këtë gjë unë e kam mësuar nga disa persona të ndryshëm. Nga disa prindër që kur kishin çuar fëmijët e tyre në Spitalin e Gjirokastrës për t’i vizituar, kishin parë se mjeku që vdiq vajzën time, Erën, ishte rikthyer në punë. Këta persona janë nga Përmeti dhe ne kemi njohje me ta. Sapo kanë ardhur në Përmet, më kanë treguar.

Si u ndjetë në ato momente?

Jam çuditur! Nuk e kuptoj se si ky mjek që është dënuar për vdekjen e një fëmije të futej sërish në punë, kur rezulton me një dëshmi penaliteti jo të pastër dhe për 3 vite nuk duhet të kryejë punë publike! Kjo nuk është hera e parë që ky mjek futet sërish në punë, dhe nuk arrij ta kuptoj se si ka mundur ta bëjë këtë gjë, pasi për të ka një vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Më parë ky person është futur në Spitalin e Përmetit, duke punuar atje 6 muaj me radhë. Edhe atëherë kam takuar drejtorin e spitalit. I kam thënë se, si ky mjek ishte futur në punë kur kishte vdekur një fëmijë, dhe jo se ishte vajza ime, por sepse ai person kishte kryer një krim dhe ishte dënuar për këtë gjë.

Si vepruat më pas?

A keni kontaktuar me institucionet përkatëse?

Patjetër që po! Sapo mora vesh këtë gjë, kam shkuar dhe kam takuar drejtorin e Spitalit të Gjirokastrës. Ai më tha se ‘nuk e kam futur unë këtë person në punë. Këtë mjek unë e kam gjetur këtu dhe është futur nga drejtori i parë.

Por unë do të interesohem për këtë problem duke parë edhe dokumentet e tij’. Nuk e kuptoj se si ky drejtor, ky shtet apo kjo qeveri fut në punë persona që janë të rrezikshëm në profesionin që po kryejnë.

Tags: 7-vjeçaredënuaFaik Pashollarii gabuarmjekim

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Analiza/ Rruga ligjore që do të ndiqet për hapjen e seancës së parë në Kuvendin e Kosovës

Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kreut të Kuvendit, koalicioni PAN bojkoton seancën

Federer fiton lehtësisht në Montreal

Federer fiton lehtësisht në Montreal

Irlandë/ Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

Irlandë/ Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com