Blutë e Tiranës, pas një hetimi disa ditor, kanë arrestuar 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).
Policia e Tiranës ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit; Armand Ukaj, 22 vjeç, Oltjan Deda, 26 vjeç dhe minoreni G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë .
Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.