Martin Shkreli, i akuzuar për mashtrimin me fondet e dështuara të investitorëve të tij dhe të një kompanie farmaceutike, u dënua sot për tre nga tetë akuzat, pas një gjyqi pesë javor në një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut.
Shkreli u dënua me 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël se kaq, sipas disa rregulloreve të reja. Dënimi, ishte një humbje shkatërrimtare për zotin Shkreli. Gjatë seancës ai tha para gjykatës ai ishte “po aq i pafajshëm” sa dhe gjyqtari, ai tha madje se juria dhe prokurorët do t’i kërkonin falje atij më pas.
Shkreli u akuzua për mashtrime me letra me vlerë dhe mashtrim lidhur me dy fonde të dështuara të MSMB Capital dhe MSMB Healthcare. Prokurorët e akuzuan Shkrelin se më pas ilegalisht kishte përdorur një kompani farmaceutike Retrofin të themeluar nga ai vetë për të shlyer investitorët e mashtruar të MSMB.
Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara që ai menaxhonte.
Prokuroria Jacquelyn Kasulis pasi solli një mal me prova kundër Shkrelit në gjykatë tha se “është koha që Martin Shkreli të mbajë përgjegjësi.”
Pala mbrojtëse këmbëngulte se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.
Duhet theksuar se në mbrojtjen e zotit Shkreli nuk pati asnjë dëshmitar. Avokatët mbrojtës u përpoqën të zvogëlonin ndikimin dhe peshën e dëshmitarëve të prokurorisë, duke i paraqitur ato si sofistikime të të pasurve që nuk i lexonin me kujdes dokumentet që z. Shkreli ua kishte dhënë.
Martin Shkreli, u bë i famshëm për rritjen me 5 mijë për qind të ilaçit jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe e çon brenda ditës çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme. (Tirana Today)