Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

(Video) Arsyet që frymëzuan turistët e huaj të rikthehen në Shqipëri

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
(Video) Arsyet që frymëzuan turistët e huaj të rikthehen në Shqipëri

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kemi parë deri tani dhe nuk jemi bërë fare pishman, është me të vërtetë e mrekullueshme”. Kështu shprehen turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, të cilët ndalen dhe ndajnë impresionet e tyre për bukuritë natyrore, por edhe për trashëgiminë kulturore të disa prej qyteteve tona.

Jenny nuk vjen për herë të parë në Shqipëri. Ajo e ka vizituar vendin tonë 5 vite më parë, ku ishte ndalur në Berat, për të përjetuar një eksperiencë pozitive nga ku qytet.

Tani është më e vendosur për të zgjeruar listën e vizitave në qytetet e Shqipërisë, madje jo vetëm por bashkë me partnerin e saj.

Të dy së bashku tregojnë se si ndihen në Shqipëri, sa mund të qëndrojnë dhe çfarë iu ka pëlqyer nga vendi ynë:

“Më quajnë Creg, jam 44 vjeç nga Anglia. Arsyeja pse unë dhe partnerja ime erdhëm në Shqipëri është se ajo ka qenë në Berat 5 vite më parë pa mua. Donte me patjetër të më tregonte Shqipërinë dhe eksperiencën e bukur kur vjen këtu. Kemi 2 vite e gjysmë në udhëtim dhe Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kemi parë deri tani. Nuk jemi bërë fare pishman është me të vërtetë e mrekullueshme”, thotë Creg.

“Jam Jenny, 40 vjeç. Jam nga Londra. Pesë vite më parë erdha në Shqipëri për herë të parë. Në të vërtetë ishte një nga gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë. Jam mahnitur nga njerëzit sjellshëm dhe aktualisht Shqipëria  është një vend i sigurt. Plazhet janë të mrekullueshme, por në të vërtetë njerëzit këtu janë të gatshëm për të të ndihmuar. Tani pas 5 vitesh erdha me partnerin për të vizituar vendet që nuk i pashë më parë dhe mendoj se koha më e mirë për të ardhur është tani. Çmimet janë të ulëta, nuk ka si ky vend. Mendoj se do të rrimë disa muaj, mbase më shumë nëse do kemi mundësi. Ndihemi të privilegjuar”, thotë Jenny.

 

Ajo çfarë vihet re nga turistët e huaj është mikpritja, e cila përbën një vlerë të shtuar për turizmin tonë. Rasti i ilustruar në këtë video konfirmon ketë element të treguar nga Bryan Piterman nga Holanda.

Pavarësisht nga cili realitet vijnë turistët, ata rikthehen për të përjetuar eksperiencën turistike shqiptare në një dimension më të plotë. Ja çfarë tregon ai gjatë vizitës së tij në Shqipëri: “Jam Bryan Piterman nga Holanda dhe kjo është hera e dytë për mua në Shqipëri. Vitin e kaluar pata një eksperiencë të mrekullueshme në Shkodër, isha duke udhëtuar me një shok, kur u ulëm në një lokal. Filluam të bisedojmë me të zotin e lokalit rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ne një moment kur mbaruam pijet, i zoti i lokalit na mori dhe na çoi për të parë Kështjellën e Rozafës. Ishte me të vërtetë një eksperiencë e mrekullueshme, sesi brenda një dite ne bëmë miq dhe pamë se si njerëzit këtu janë kaq miqësorë me të huajt. Kjo më frymëzoi që të kthehesha sërish në Shqipëri. Këtë vit erdha në Berat, në pjesën e qytetit të vjetër, i cili ka shtëpi shumë të bukura dhe një kala të vogël nga e cila mund të shohësh Beratin dhe disa male. Për momentin ndodhem në Gjirokastër dhe është një nga qytetet e mia të preferuara deri tani. Kam qenë në Shkodër, në Tiranë, në Berat dhe tani jam në Gjirokastër. Njerëzit këtu janë shumë të mirë dhe të ndihmojnë në çdo kohë. Pashë edhe kalanë këtu, bashkë me muzeumet rreth saj. Mendoj se është një eksperiencë e mrekullueshme deri tani dhe mezi pres të vij prapë në të ardhshmen”, shprehet Piterman.

 

Tags: rikthehenshqiperishqiperiaturistetvendet

TË LIDHURA

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
Kryesore

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

16:00 | 21/06/2025
Next Post
(Video) Vlorë, arrestohet e zonja e shtëpisë, në banesën e saj u gjet 75 kg kanabis

(Video) Vlorë, arrestohet e zonja e shtëpisë, në banesën e saj u gjet 75 kg kanabis

Qeveria akoma nuk është formuar, por postet shtetërore u ndanë

Humbasin projektet kapitale për zhvillimin ekonomik të Kosovës

SHBA, Toyota dhe Mazda projektojnë super fabrikën 1.6 bilionë dollarëshe

SHBA, Toyota dhe Mazda projektojnë super fabrikën 1.6 bilionë dollarëshe

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

by mirseda
12:36 | 24/06/2025
0

Aleatët e NATO-s mblidhen sot në Hagë për një samit dyditor, të fokusuar kryesisht në rritjen e...

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

12:02 | 24/06/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Të shtëna në ajër pas sherrit në zonën e Institutit

11:36 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com