Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

E FUNDIT/ Ministri teknik pezullon procedurat e dorëheqjes së zyrtarëve

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Përfshirje e administratës në fushatë, ministri i Drejtësisë shkarkon një tjetër person

Ministri Gazment Bardhi vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të largohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje.

Ministri Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje të Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës,Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Duke ditur se dorëheqjet vijnë si pasojë e konstatimit publik të Kryeministrit të Shqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njerëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

Është detyrim ligjor që kur konstatohet shkelje e të drejtave të qytetarëve, të mos pranohet dorëheqja e zyrtarëve, por zyrtarët t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.

Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë sëgrupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Bardhi shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim nga detyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen.

Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do të hezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën. Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje.

Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin për shkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët. Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP të bëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjë diskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

Tags: doreheqjeGazment Bardhiminister teknikpezullonzyrtare

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Kosovë, Kuvendi do të votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë më 10 maj

Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë

Google tenton të blejë SnapChat për 30 miliardë dollarë

Google tenton të blejë SnapChat për 30 miliardë dollarë

Braktisi Shqipërinë, shpërthen tenori: Më bëtë të më vijë turp që jam bashkëkombësi juaj!

Braktisi Shqipërinë, shpërthen tenori: Më bëtë të më vijë turp që jam bashkëkombësi juaj!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani
Bota

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

by mirseda
09:17 | 10/02/2026
0

Një punonjës 30-vjeçar i një çerdheje në Britani, Nathan Bennett, është arrestuar për abuzim seksual me të...

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

09:13 | 10/02/2026
Raporti për korrupsionin i Transparency International për 2025, ku renditet Shqipëria

Raporti për korrupsionin i Transparency International për 2025, ku renditet Shqipëria

09:11 | 10/02/2026
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com