Shkëndija ka arritur të mposht me rezultatin 3-0 lituanezve të Trakai. Me këtë rezultat duket se është kompensuar humbja në transfertë një javë më parë me rezultatin, ndeshje të cilën kuqezinjtë e Shkëndijës e mbyllën me 9 lojtarë.
Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani ka treguar se vlen shumë më tepër se sa lituanezët. Dy golat e shënuar në pjesën e parë të ndeshjes nga Ibraimi në të 29’ dhe Hasani në të 42’ ka kthyer qetësinë tek kuqezinjtë e tetovës, të cilët kanë menaxhuar pjesën më të madhe të ndeshjes.
E ndërsa ndeshja po i shkonte fundit, në të 88’ Hasani ka shënuar golin e tij të dytë personal në këtë sfidë e të tretin për ndeshjen duke i dhënë fund çdo shpresë për kualifikim rivalëve të Trakai, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Klimavicius në të 72’.