Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Në shtëpinë tuaj fshihet një përbindësh. Në fakt, shumë syresh. Ata gjenden atje duke ju pritur. Tek frigoriferi, furra dhe kuzhina juaj, pasi duket se një nga gjërat më të rrezikshme me cilat keni të bëni çdo ditë, është pikërisht ushqimi juaj. Historia njerëzore është e mbushur plot me episode të tmerrshme, të shkaktuara nga ushqimet tona të konsumit të përditshëm.

Buka
Gjatë viteve 1800, popullsia e Anglisë po rritej më shpejt se kurrë më parë. Në fakt, në vitin 1850, Londra ishte qyteti më i madh në historinë botërore. Por, kjo rritje e papritur dhe e jashtëzakonshme, çoi në mungesa serioze të artikujve të përditshëm, dhe prodhuesit spekulantë u hodhën menjëherë në veprim, duke i përzier produktet e tyre me çfarëdolloj gjëje që mund të gjenin poshtë qilarëve të tyre.

Çimento nga Parisi, dhe madje edhe shkumësi u përdor për të shtuar masën e produkteve ushqimore, por më e keqja ishte përdorimi i aluminit toksik, që i jepte bukës një ngjyrë më të bardhë. Por ky element përveçse helmues, parandalon tretjen e ushqimin nga zorrët. Kjo shkaktoi një epidemi rëndë të kequshqyerjes, diarresë, madje edhe të vdekjeve të shumë fëmijëve, pasi qytetarët e uritur nuk ishin më në gjendje të tresnin edhe ato pak mbetje të vogla ushqimore që mund të gjenin rrugëve.

Misri
Në fillimin e shekullit XX, Amerika Jugore u prek nga një sëmundje e re e tmerrshme. Sëmundjet e lëkurës dhe çrregullimet mendore ishin shenjat paralajmëruese të sëmundjes misterioze që quhej “pelagra”, që mori jetën e mbi 100.000 njerëzve mes viteve 1906-1940. Për me tepër, askush nuk po e kuptonte origjinën e saj.

Ndërkohë mjeku amerikan Dr. Xhozef Goldberger, zbuloi se sëmundja godiste vetëm të varfrit, të cilët mbijetonin me një dietë ushqimore të përbërë pothuajse tërësisht nga një lloj i veçantë misri. Por përfundimet e tij nuk u pritën mirë nga mjekët e jugut, që ishin të bindur se sëmundja ishte shkaktuar nga një embrion.

Peshku
Për disa, ngrënia e peshkut të papërpunuar, mund të jetë diçka e neveritshme, por një element tjetër i jep sushit japonez një arsye madhore për t’u pasur frikë. Peshku tullumbace, ose fugu, përgatitet me një kujdes ekstrem nga shefat e sushit. Ligji në Japoni e kërkon këtë. Qeveria e rregullon procesin me kujdes, pasi një gabim i vetëm mund t’i marrë jetën ndonjë klienti.

Organet e këtij peshku janë të mbushura me një substancë të quajtur tetrodotoksina. Nëse ajo del jashtë dhe ndot mishin, ky helm i pabesueshëm fillon të mpijë fillimisht gojën e konsumatorit, dhe shumë shpejt nga mpirja lokale kalohet në paralizë të plotë, e cila dalëngadalë prek të gjithë trupin.

Viktima është plotësisht i paaftë për të lëvizur, edhe pse tërësisht i vetëdijshëm. Vdekja ndodh kur paraliza arrin në mushkëri, dhe klienti mbytet gradualisht. Fatmirësisht, për shkak të ligjeve të rrepta në lidhje me përgatitjen e këtij lloj peshku, vetëm 23 persona kanë humbur jetën nga fugu gjatë 16 vitet e fundit në shtetin e njohur aziatik.

Uji
Përgjatë historisë, ethet e tifos kanë marrë jetën e shumë njerëzve. Epidemitë e vogla qenë shumë të zakonshme deri vonë, por në vitin 1903, qyteti i Itakës në shtetin e Nju Jorkut në SHBA, u përball me një shpërthim të papritur dhe jashtëzakonisht agresiv të sëmundjes së tmerrshme. Kohët e fundit, kishte filluar ndërtimi i digës Six Mile Creek, ndërsa pronarët kishin lënë pas dore vendosjen e filtrave të ujit.

Kushtet e punëtorëve ishin skandaloze, ndërsa disa prej tyre sapo kishin shkuar në SHBA nga një zonë e Italisë e njohur për shpërthimet periodike të epidemisë së tifos. Pasojat qenë katastrofike. Banorët e Itakës filluan të përjetonin dhimbje të forta në stomaku, dhe ethe të padurueshme. Sëmundja ishte përhapur shumë, para se dikush të kuptonte se përgjigjes ishte uji. Deri sa situata u normalizua 82 vetë, përfshirë 29 studentë, humbën jetën.

Djathi
Listeria monocytogenes, është një bakter veçanërisht i rrezikshëm. Tek njerëzit, ai shkakton një gjendje të rëndë shëndetësore të quajtur listerioza, që në pamje të parë mund të ngjajë me një grip të zakonshëm, por që mund të infektojë edhe sistemin nervor, duke shkaktuar konvulsione dhe vdekje.

Ky bakter preferon në mënyrë të veçantë djathin. Produktet që përmbajnë qumësht të papasterizuar, janë shënjestra kryesore e listeriozës. Në vitin 1985, kompania “Jalisco” në Kaliforni prodhoi një sasi djathi pa ndjekur procedurat e pasterizimit. Kjo shkaktoi një nga shpërthimet më të mëdha të listeriozës në histori.

Kalifornia Jugore u tmerrua nga sëmundja neurologjike vdekjeprurëse, e cila goditi gratë shtatzëna dhe foshnjat e porsalindura. Numri i të vdekurve arriti në 62 persona, duke përfshirë edhe lindjen e shumë foshnjave të vdekura. Dhe ky nuk ishte një incident i izoluar. Shpërthimet e listeriozës të lidhura me djathin janë të zakonshme edhe në ditët tona.

Tags: historingjarjeshkaktuantmerrshmeushqimet

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori

Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori

Shtypi nga bota, 3 gusht 2017

Shtypi nga bota, 3 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 3 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 3 gusht?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com