Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjykata e Tiranës shkel ligjin, ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Transferimi i dosjeve nga Gjykata e Tiranës drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër pa njoftuar Ministrinë e Drejtësisë, ngre shqetësime për shkelje të ligjit për arkivat. Hyrja e arkivës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ishte gati e bllokuar nga një stivë kutish kartoni të mërkurën. Në mes të zyrës, disa thasë plastmasi e bënin të vështirë kalimin në një pjesë të brendshme të arkivës, ku ndodhen dosjet gjyqësore që nga viti 1996-të. Thasët dhe kutitë e kartonit ishin të mbushura dëng me dosje gjyqësore, gati për t’u transferuar në rezervat e shtetit në Lundër. Megjithatë, ato nuk përmbanin asnjë dokument shoqërues apo inventar sipas kritereve që përcakton ligji për akrivat.

E ndërsa pesë punonjës të arkivës rrasnin dosjet nëpër thasët e plasmasit, një fugon i madh priste në hyrje të arkivës së gjykatës – një ndërtesë që ndodhet ndërmjet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Shërbimit të Provës – për transferimin e tyre. BIRN ka mësuar se deri në mesditën e të mërkurës, në drejtim të magazinave në Lundër janë nisur katër fugonë. Transferimi i dosjeve ka nisur pas një urdhëri verbal të kryetares së gjykatës, Enkelejdi Hajro, e cila e pyetur nga BIRN e ka argumentuar vendimin me lirimin e hapsirave “për shkak edhe të hyrjes në fuqi të kodit të [ri] të procedurës penale.” Arkivi penal i Gjykatës të Shkallës së Parë të Tiranës ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për faktin se aty ndodhen dosje dhe vendime origjinale penale por dhe dokumentet dhe provat që kanë shërbyer për marrjen e vendimeve nga trupat gjykues.

Ruajtja dhe transferimi i dosjeve gjyqësore bëhet në bazë të ligjit për arkivat, si dhe dy urdhërave të Ministrit të Drejtësisë. Të dy këto dokumente ligjore përcaktojnë mënyrën dhe procedurën se si ruhen dhe transferohen dosjet, për të cilat duhet të zbatohet një protokoll i detyrueshëm ligjor. Sipas urdhërit të Ministrit të Drejtësisë, për rregullimin dhe funksionimin e arkivave të gjykatave, kryetari i gjykatës duhet të kërkojë leje për transferimin e dosjeve për shkak të mungesës së hapësirës së ambienteve ku ato ndodhen. Institucioni përgjegjës që lejon dhe kontrollon procedurën e transferimit është Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor që është nën vartësinë e Ministrit të Drejtësisë.

“Kryetari i Gjykatës mund të kërkojë transferimin e dosjeve që nuk ruhen përgjithmonë në rast se gjykata nuk ka vend të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për ruajtjen e tyre. Por për këtë fillimisht duhet të plotësohet formulari i kërkesës për transferimin e dosjeve, ku duhet të argumentohet më se miri arsyen e transferimit. Më pas pritet miratimi i transferimit nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor,” thuhet në urdhërin e ish Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Vendimi i Manjanit përcakton gjithashtu dhe kriteret se si do të bëhet transferimi i dosjeve. “Në rast se kërkesa miratohet atëherë dosjet duhet të vendosen në kuti të parashkruara nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ku kutitë duhet të etiketohen me informacione të ; emrin e gjykatës, vitin e dosjes, numrin dhe titullin e serisë së dosjes, listat e numrave të regjistrit të kartelave të çështjeve që gjenden në kuti si dhe data e dërgimit të dosjeve,” vijon më tej sqarimi i urdhërit të Ministrit të Drejtësisë. Më pas, duhet të jetë Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor i cili duhet të kryej një kontroll inventari të dosjeve të transferuara dhe të konfirmojë dorëzimin dhe për çdo mospërputhje të konstatuar njofton menjëherë gjykatën. Po kështu, punonjës të caktuar të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor duhet të firmosnin pjesën e konfirmimit të marrjes së formularit të inventarit të dosjeve të transferuara e ku më pas një kopje i kthehet gjykatës, për çdo dorëzim të bërë.

Punonjës të arkivës së Gjykatës së Tiranës, të cilët folën në kushte anonimati, i thanë BIRN se ndryshe nga sa përcakton ligji, ajo çka ato kanë bërë është thjeshtë futja e dosjeve nëpër thasë dhe më pas dërgimi i tyre në magazinat e Lundrës. Askush nuk ka firmos një inventar apo ka bërë dhe evidentimin të dosjeve, siç parashtrohet në ligjin për arkivat dhe urdhëresat e Ministrisë së Drejtësisë. E kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, kryegjyqtarja e Tiranës Enkelejdi Harjo tha se transferimi i dosjeve ishte i detyrueshëm për shak të kushteve. “Ne kemi bërë inventarin e dosjeve dhe ngritur një grup pune prej 5 vetash që po merren me transferimin e tyre,” tha Hajro. “Ne thjeshtë po bëjmë transferimin e tyre dhe të jeni të sigurtë që nuk do të humbasë asnjë dosje,” shtoi Harjo, duke refuzuar të japë detaje për procedurën e ndjekur me pretendimin se ndjehej e ‘lodhur.’ BIRN e pati të pamundur të kontaktojë të mërkurën Drejtorin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, zotin Leonard Busho. Megjithatë, i kontaktuar nëpërmjet telefonit Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, premtoi se do të ndjekë dhe inspektojë të gjithë procedurat e ndjekura në transferimin e dosjeve penale, për të cilat ai tha se ‘nuk kishte asnjë dijeni.’ /Reporter.al/

Tags: arkivondosjet meGjykata e TiranësligjinLundërplastmasishkelthase

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Ushqimet që shkaktuan ngjarje të tmerrshme në histori

Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori

Shkodër, të shtëna me armë, identifikohet autori

Shtypi nga bota, 3 gusht 2017

Shtypi nga bota, 3 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com