Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Marinsa amerikanë kanë nisur stërvitje me trupat maqedonase rreth 100 km nga Shkupi

9 vjet ago
in Të Gjitha
Marinsa amerikanë kanë nisur stërvitje me trupat maqedonase rreth 100 km nga Shkupi

epa06114493 A convoy of vehicles with US soldiers enters Macedonia from Bulgaria at the border crossing near the town of Kriva Palanka, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 28 July 2017. Some 300 US soldiers, accompanied by 95 Macedonian soldiers will participate in a joint exercise at the largest Macedonian military base and training area in Krivolak in east-central Macedonia. EPA/GEORGI LICOVSKI

Njësitet ushtarake të Maqedonisë dhe SHBA-së kanë nisur në poligonin ushtarak Krivollak, rreth 100 km nga Shkupi, një stërvitje të përbashkët ushtarake të koduar “Dragoon Guardian 17”. Kjo stërvitje ka për qëllim testimin e kapaciteteve për pastrimin e terrenit nga materiet shpërthyese, ndërsa do të përballen edhe me kërcënimet nga armët kimike dhe biologjike.

Njëherësh, kjo stërvitje do të jetë edhe më e madhja e mbajtur ndonjëherë në poligonin Krivollak dhe do të zgjasë deri më 10 gusht, me pjesëmarrjen e 300 ushtarëve amerikanë dhe 95 të Armatës së Maqedonisë.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily tha se stërvitja dëshmon partneritetin ushtarak mes dy vendeve dhe se kjo, sipas tij, do të ndihmojë aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, proces ky që mbështetet fuqishëm nga SHBA-ja.

Baily gjithashtu i ka shprehur mirënjohje Maqedonisë për pjesëmarrjen në misionet ushtarake jashtë vendit.

Baily: Ushtarë nga Maqedonia kanë luftuar krah për krahu me ushtarët amerikanë në Afganistan në vitin 2002 dhe e dimë se ushtarët amerikanë kanë respekt të madh për kolegët e tyre nga Maqedonia. Duke punuar së bashku, ushtarët tanë forcojnë lidhjet mes tyre, dhe me këtë zhvillohen edhe lidhjet mes dy vendeve.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ishte i pranishëm në hapjen e stërvitjes, tha se kjo ngjarje përcjell mesazhe të fuqishme për orientimin e Maqedonisë drejt demokracive të zhvilluara perëndimore. NATO-ja, tha Zaev, mbetet prioritet i punës së Qeverisë së re.

Zaev: Të gjithë në botë e dinë orientimin e Maqedonisë. Edhe njëherë e përsërisë, se ne duam bashkëpunim me të gjitha shtetet, por vendi ynë është në NATO dhe ne synojmë anëtarësimin e plotë në këtë aleancë si dhe në Bashkimin Evropian. Këto stërvitje ushtarake përçojnë mesazhe shumë të vlefshme, mesazhin e bashkëpunimit në sigurimin e paqes në Botë dhe lirinë për gjithë njerëzimin.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska e ka vlerësuar si shumë me rëndësi përzgjedhjen e territorit të Maqedonisë nga ana e SHBA-së për të zhvilluar stërvitjen ushtarake. Ajo tha se Maqedonia po bënë gjithçka të mundur që të plotësojë të gjitha kriteret e paraparë që edhe ky vend të jetë pjesë e NATO-së, ku bëjnë pjesë demokracitë e zhvilluara perëndimore, shkruan REL.

Sheqerinska: Në veçanti nga gëzon fakti se një vendi i cili investon shumë në zhvillimin e gatishmërinë e forcave të saja ushtarake, siç janë SHBA-të ka zgjedhur pikërisht poligonin ushtarak ‘Krivollak’ për të zhvilluar këtë aktivitet ushtarak.

Ushtarët amerikanë në Maqedoni po qëndrojnë që nga 28 korriku, me vizita në disa qytete ku edhe kanë ekspozuar pajisjet luftarake duke zgjuar kureshtjen e madhe të qytetarëve për të qenë sa më afër ushtarëve amerikanë.

Tags: Jess BailyKrivollakmaqedoniNATOSHBAShkupistervitje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 1 gusht 2017

Shtypi i ditës, 1 gusht 2017

Shtypi nga bota, 1 gusht 2017

Shtypi nga bota, 1 gusht 2017

Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?

Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com