Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ministri Dritan Demiraj promovon librin “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ministri Dritan Demiraj promovon librin “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”

Nuk janë të pakta rastet kur një profesionist i një fushe të caktuar boton libra rreth profesionit të tij. Arsyet sepse shkruajnë libra janë të ndryshme por kur këto libra janë teknikë e para është për të dokumentuar ngjarjen, teknikat dhe metodologjitë dhe e dyta për tu ardhur në ndihmë brezave pasardhës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka promovuar librin e tij të radhës “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”.

Ky është një botim që flet me detaje për gjitha historinë e krijimit, zhvillimit, strukturën, strategjinë ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi më i rrezikshëm në histori.

Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet  e tij në  provincat e Irakut dhe Sirisë. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli. 

Libri është i ndarë në 18 kapitujt në të cilët do të gjeni fakte dhe informacione që i lexoni për here të parë.

I pranishëm në promovimin e librit ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Një analize e hollësishme e të gjithë sulmeve që kanë zhvilluar deri më sot. Mësime të nxjerra nga Xhihadi ne Siri dhe cilat janë taktikat, teknikat dhe strategjia më e suksesshme për mposhtjen sa më të shpejtë dhe efektive të ISIS-it.

Gjatë fjalës së tij, Dritan Demiraj falënderoi të pranishmit, ndërsa u shpreh se gjatë gjithë jetës së tij është në ushtri dhe misione luftarake është përpjekur t’i reflektojë në libra. Libri është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në konflikt.

Fjala e plotë e Ministrit Demiraj

I nderuar Shkelqesia Juaj Presidenti i Republikes, Z. Ilir META.

Të nderuar kolegë ministra, deputetë, ambasadorë, gjeneralë, profesorë.

Të nderuar Pjesëmarrës!

Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike.

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe akademike jam përpjekur që eksperiencën time, mësimet e nxjerra nga përvoja ime në ushtri, misionet luftarake, studimet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, t’i reflektoj në disa libra dhe botime që mendoj se kontribuojnë në konsolidimin e një komuniteti të mendimit strategjik që është i shqetësuar dhe vlerëson sfidat ndaj sigurisë.  

Edhe në këtë libër jam përpjekur të shtrydh ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të kundër terrorizmit si dhe përvojën time, në mënyrë që të parashtrojë një qasje timen mbi shkaqet e krijimit të ISIS dhe mënyrave më efektive për ta mposhtur këtë të keqe të madhe të kohës sonë.

Moskuptimi i natyrës, rreziqeve dhe kapaciteteve të terrorizmit në Irak kushtoi jetën e mbi 230.000 civilëve dhe 4.486 ushtarakëve dhe krijoi premisat e situatës së sotme.

14 vite më vonë, shumë njerëz duket se e kanë harruar këtë situatë e cila akoma dhe sot nuk është ndalur.

Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme?

Ky libër është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri.

Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren (SHBA-Rusia-Irani-Turqia-Arabia Saudite).

Në këtë libër padyshim do të gjendet dhe strategjia politike, diplomatike, ushtarake dhe e luftimit që kundërshtari po aplikon për të detyruar SHBA-të dhe shtetet aleate të saj të tërhiqen nga Iraku dhe arsyet përse qeveria Shia e Nuri al-Malikut dështoi për 48 orë përpara Shtetit Islamik dhe al-Qaedës.

Studimi ilustron me detaje strategjinë politike, fetare, strategjinë e luftimit dhe deri në nivelin e taktikave të luftimit në rrugë të kryengritësve në Irak dhe Siri. Pasqyron dhe analizon përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, angleze, ushtrisë dhe policisë Irakene kundër kryengritjes Suni, al-Qaedës dhe përballjen këto tre vite e gjysëm të fundit të SHBA-së, Rusisë dhe aleatëve të tyre në luftën kundër Shtetit Islamik.

Taktikat e zgjedhura nga kryengritësit kanë qënë vrasja e sa më shumë ushtarëve të aleancës, bashkëpunëtorëve të tyre, forcave të sigurisë Siriane dhe Irakene, kontraktorëve dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare të huajve që ndodhen në vend por dhe kundër Shia-ve dhe Alaëitë-ve.

Sulmet e inicuara nga zjarri i përpiktë i snajperave, sulmet me makina bombë të improvizuara dhe kamikaz, pritat dhe vrasjet masive, kanë bërë që terroristët të zbatojnë një gamë të gjerë taktikash efiente kundër popullsisë Shia, Alaëite, Druze-ve, Kurdëve, të krishterëve në Siri, Irak dhe kryesisht trupave të aleancës kundër-terrorizmit.

Në libër do të gjeni edhe propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike. 

Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju jam thellësisht mirënjohës. DD.

Tags: Dritan DemirajISISlibrinMetaministriNgritja dhe Rënia e Shtetit Islamikpromovon

TË LIDHURA

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi
Aktualitet

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi

11:52 | 23/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Nxjerr kallashnikovin dhe qëlllon makinën në kryqëzim, pamjet e ngjarjes në Kombinat
Aktualitet

Nxjerr kallashnikovin dhe qëlllon makinën në kryqëzim, pamjet e ngjarjes në Kombinat

09:31 | 23/08/2025
Next Post
SHBA, reagojnë senatorët për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm

SHBA, reagojnë senatorët për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Hipotekat/ Reagon Basha: Rama i ka caktuar vetë drejtorët, Cyrbja është modeli i tij për hipotekat

Ambasador i lirive fetare, Trump propozon guvernatorin e Kanzasit

Ambasador i lirive fetare, Trump propozon guvernatorin e Kanzasit

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë
Rajoni

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë

by mirseda
11:55 | 23/08/2025
0

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi...

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi

Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë në spital, arrestohet shoferi

11:52 | 23/08/2025
U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

10:52 | 23/08/2025
Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

10:10 | 23/08/2025
Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

10:01 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com