Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përse Turqia përplaset gjithmonë me SHBA-të dhe Gjermaninë?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Përse Turqia përplaset gjithmonë me SHBA-të dhe Gjermaninë?

Nuk është aspak rastësi që Turqia të përjetojë një tension diplomatik serioz me Gjermaninë dhe SHBA në vitet e fundit; shembulli i fundit i këtij acarimi diplomatik ndodhi dje dhe dy ditë më parë. Nga SHBA dhe Gjermania dolën deklarata të cilat e kërcënonin hapur Turqinë. Shkak ishin një varg operacionesh të drejtuara nga forcat e sigurisë Turke kundër agjentëve perëndimorë me pamje “aktivisti” si dhe vendimet e gjykatës rreth tyre.

Turqia do të parapëlqente të qëndronte me këto dy shtete si “mik strategjik” deri në pafundësi, por  kur Ankaraja përpiqet t’i nxjerrë gjoksin kërcënimeve drejtuar mbijetesës së saj, gjithmonë përballë ka gjetur këto dy vende. Kjo situatë ka fituar edhe më tepër qartësi në muajt e fundit; SHBA dhe Gjermania pozicionohen në qendër të sulmeve dhe aktiviteteve që kërcënojnë qëndrueshmërinë e Turqisë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë saj. Një grup i organizatës Ndërkombëtare Amnisti – Mes tyre kishte edhe nënshtetas Gjerman- u arrestuan nga policia në kohën kur ishin duke bërë mbledhje; dokumentet dhe informacionet e marra nga personat e grupit në fjalë, tregoi se këta ishin njerëz që po planifikonin të krijonin incidente etnike në Turqi.

Reagimi i Gjermanisë për kapjen dhe arrestimin e tyre ishte shumë i ashpër. Ministri i Jashtëm Gjerman duke theksuar se “po u soset durimi”, kërcënoi se do të rishikonte të gjitha investimet e firmave Gjermane në Turqi dhe do të ndalonte nënshtetasit e saj të vizitonin Turqinë.

Sigurisht që çështja nuk është arrestimi i një apo dy spiunëve; Perëndimi po përpiqet të gdhend nga përbrenda pjesën e poshtme të Turqisë dhe kjo është tablo e vërtetë që shfaqet kur vendoset si një e tërë përpara syve. Është e nevojshme të zgjidhet mirë e vërteta gjermane; ky vend, është një mbështetës i rregullt i organizatës terroriste PKK dhe një sërë organizatave të tjera të majta. Të gjitha aktivitetet politike dhe terrori të këtyre organizatave kundër Turqisë koordinohen nga Gjermania. Përmasat e mbështetjeve kanë avancuar aq shumë saqë kanë arritur në shkallën e zbatimit të projekteve që Turqinë ta rrëzojnë nga brenda. Në dorën e Perëndimit janë dy instrumente të mëdha të cilat do të shpërndajnë Turqinë nga brenda duke e bërë gati për ndërhyrje nga jashtë; njëra nga këto është PKK-HDP, dhe tjetra është FETO-CHP. Në këtë mënyrë Gjermania është kthyer në atdheun e PKK dhe FETO-s.

Flasim pak për mbështetjen në armatime që SHBA u ka bënë organizatave terroriste PKK/PYD; sipas informacioneve të grumbulluara nga Anadolu Agency, SHBA nga muaji Qershor e këtej i ka dërguar 629 kamionë plot me armë PKK/PYD. Përsëri në bazë të të dhënave të AA-së, në veri të Sirisë ndodhen dy baza ajrore dhe shtatë pika të ndryshme ushtarake të SHBA-së. Të gjitha këto punime dhe veprimtaria kundër kujt bëhen në këto baza ushtarake? SHBA, kundër kujt, dhe cilave vende grumbullon armë dhe formon ushtri në kufirin Turk? Në fund a ka kush të mos e di që ato armë do të drejtohen kundër Turqisë?

SHBA, nga njëra anë nderon në shtëpinë e saj liderin FETO, mbështet grushtin e shtetit, dhe nga ana tjetër del në mbrojtje të organizatave terroriste PKK/PYD. Por shteti dhe populli Turk u zgjuan përfundimisht në 15 Korrik. Mesazhet që ajo i dha botës perëndimore ishin të qarta; nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një shteti nën hundën tonë dhe përballë kërcënimeve të drejtuara kundër sigurisë kombëtare, nëse është e nevojshme, do të organizojmë operacione të dyta, të treta, e të katërta sikurse “Mburoja e Eufratit”

Turqia e ka kaluar prej kohësh pikën e përkuljes përpara kërcënimeve diplomatike të perëndimit; shumë shpejt të gjithë kanë për ta parë më mirë këtë të vërtetë.

Gazeta Aksha, Kurtulus Tayiz/Tirana Today

Tags: GjermaniagjithmoneperplasetSHBATurqia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vuçiç kërcënon: “Asnjë polic shqiptar të mos shkelë në Veri të Kosovës”

Vuçiç: Duhet të jemi realist për Kosovën, është problemi ynë më i rëndë

Dështimi i reformës shëndetësor/ Trump: Fajin e kanë demokratët, na kanë braktisur

Trump, republikanëve: Mundësia juaj e fundit për shfuqizimin e “Obamacare” është këtë javë

Microsoft mbyll “epokën” 32-vjeçare të “Paint”

Microsoft mbyll “epokën” 32-vjeçare të “Paint”







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com