Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët/ Haradinaj “flirton” me deputetë të LDK-së dhe AKR-së për formimin e qeverisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Haradinaj: Qeverinë e krijojmë vetëm

Koalicioni PAN dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vënë në shënjestër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Këto përpjekje politike kanë sjellë mbështetjen e parë verbale që i është dhënë Haradinajt për formimin e Qeverisë nga tabori rival, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht nga Teuta Rugova, bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili ishte dhe themelues i LDK-së.

Megjithatë, Teuta Rugova nuk ka thënë se do ta votojë apo jo Haradinajn, por i ka bërë thirrje LDK-së që të veprojë siç do të vepronte presidenti Rugova, përkatësisht që të mos bllokohet procesi i formimit të Qeverisë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka vizituar të premten, familjen Rugova dhe deputeten e zgjedhur Teuta Rugova [LDK]. Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj ka marrë mbështetjen e familjes Rugova, dhe rrjedhimisht edhe të deputetes Teuta Rugova për formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, në rrjetin social Facebook Teuta Rugova, ka shkruar se drejtuesit e LDK-së nuk duhet të jenë pengesë për formimin e institucioneve të vendit.

Rugova: Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Nga koalicioni PAN, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kishte paralajmëruar se synohen marrëveshje me disa deputetë dhe jo me parti politike jashtë koalicionit PAN.

Andaj, pretendimet e Haradinajt që t’i sigurojë mbi 61 vota për formimin e Qeverisë, nuk kanë të bëjnë vetëm me Teuta Rugovën, por edhe deputetë të tjerë.

Ndërkohë, analistët politikë e cilësojnë si jo normale sjelljen e deputetëve, në rast se veprojnë kundër politikave partiake.

Analisti Imer Mushkolaj tha se veprimet e tilla duhet të quhen me emrin ‘kontrabandë e njerëzve’.

“Mund të tingëllojë vrazhdë, mirëpo nuk ka se ka shprehje tjetër më të përshtatshme. Të paktën kështu mendoj unë, duke pas parasysh se edhe po që se këta deputetë nuk kontrabandohen në subjektin tjetër politik apo kampin tjetër politik”, tha Mushkolaj. Sipas tij, nëse deputetët do të merrnin vendime jashtë qëndrimeve të proklamuara të subjekteve të tyre, atëherë kjo do të mund të interpretohej edhe si keqpërdorim i vullnetit të votuesve.

Kalimet nga një subjekt politik në tjetrin, në këtë kohë, sipas analistit Mushkolajt, mund të ndikojnë negativisht edhe në përbërjen e Qeverisë.

Mushkolaj: Besoj që edhe ata deputetë të cilët mund ta kenë ndarë mendjen për t’ju bashkuar PAN-it apo mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duhet ta mendojnë mirë ketë veprim të tyre për shkak se është përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.

Ndërkaq, Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha se sistemi politik në Kosovë, por edhe rezultatet e zgjedhjeve, po e imponojnë një ‘gjueti’ politike të disa partive dhe deputetëve për të marrë vota që do të mundësonin krijimin e Qeverisë.

Zogaj: Edhe deputetët e kanë mundësinë që individualisht të pajtohen për një program që do ta votonin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë rast, (rastin me Teuta Rugovën) nuk po e shoh një gjë të tillë.

Për analistin, Zogaj marrëveshje ndërmjet dy apo më shumë subjekteve politike, mund të konsiderohen normale nëse ka dakordim për një program qeverisës, kurse marrëveshjet individuale dhe të papublikuara lënë shije të keqe, raporton REL.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krahas votave nga partitë e shumicës shqiptare, Haradinajt i mbetet të bisedojë edhe me partitë e komuniteteve pakicë, të cilat edhe ashtu janë kategori kushtetuese dhe duhet të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Tags: AKR-sëanalistetdeputetëflirtonformimharadinajLDK-sëqeveri

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Hidhet shorti, ja datat kur do luhen dy “El Classico-t” e sezonit 2017-2018

Hidhet shorti, ja datat kur do luhen dy “El Classico-t” e sezonit 2017-2018

Champions League/ Ja kur dhe ku do të luhen ndeshjet

Champions League/ Ja kur dhe ku do të luhen ndeshjet

Festivali “Jazz in Albania”, performon në qytetin e serenatave

Festivali “Jazz in Albania”, performon në qytetin e serenatave







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com