Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si u rrëmbyen arkivat 74 vite më parë…

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si u rrëmbyen arkivat 74 vite më parë…

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social të dhëna mbi mbrëmjen e 21 korrikut. Dervishi shkruan se gjatë kësaj mbrëmje, 74 vite më parë komunistët arritën të merrnin nëpërmjet një aksioni një pjesë të arkivit të Zyrës Politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rrëmbimi i arkivit në 21 korrikun e vitit 1943

Mbrëmjen e 21 korrikut 1943 komunistët arritën të merrnin nëpërmjet një aksioni një pjesë të arkivit të Zyrës Politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa i vunë flakën pa sukses një pjesë që nuk e merrnin dot. Kjo ngjarje është ekranizuar nëpërmjet një filmi të kinostudios “Shqipëria e Re”, institucion ky me vlera të mëdha në dhënien e një perceptimi të ngjarjeve në formën më të lartë të trillimit të tyre. 
Dokumentacioni i marrë u shfrytëzua personalisht nga Enver Hoxha. Pas lufte iu bashkua Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u emërtuar si plaçkë lufte “Fondi trofe”. Në fund të viteve ’50 u bë ndarja e këtij fondi në dosje sipas emrave të personave që përmendeshin në të. Përveç kësaj u hartua edhe një inventar në formën e regjistrit në të cilin u përfshinë të gjithë personat që ishin paguar nga Zyra Sekrete dhe Zyra Politike në vitet 1922-1943. 
Duke qenë se vlerësimi u bë nga nevoja operative, fondi u përpunua keq nga pikëpamja arkivore. Dokumentet humbjen lidhjen e praktikave përkatëse, u veçuan dhe u trajtuan si dosje të veçanta emërore kur nuk kishin qenë kurrë të tilla. Ky fond, përbëhej nga këto lloj dokumentesh:
-Informacione për ngjarje
-Raporte informative
-Pagesa të bashkëpunëtorëve
-Pagesa të bëra nga legata italiane dhe më pas nga Mëkëmbësia
Është e çuditshme si kanë përfunduar dokumentet e legatës dhe Mëkëmbësisë te ky fond, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkimi të mëvonshëm të tyre.
Me dokumentet që përbënin fondin “trofe”, u punua për shumë vite nga organet e punëve të brendshme. U panë kryesisht pagesat që ishin bërë nga fondi sekret. Në këto lista figuronte edhe emri i Qemal Stafës (për arsye shëndetësore në tetor 1938) për një pagesë të marrë nga legata italiane në vitin 1938. Jo domosdoshmërish personat e paguar ishin informatorë, sepse janë vërtetuar plot raste (në rreth 30%) që nuk kanë qenë të tillë dhe se fondi është përdorur për arsye shkollimi, kurimi, jetese, etj. Në mjaft dokumente operative ndaj personave të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, u vendosën dokumente të fondit në fjalë, duke sjellë degradimin e dytë pas vjedhjes së vitit 1943.
Në fillim të viteve ’60 dokumentacioni në fjalë që i takonte viteve 1922-1943 u kalua për verifikim në formën e listave pranë degëve të punëve të brendshme. Personat që rezultonin gjallë (një pakicë gjithsesi) patën probleme me regjimin. Ishte fat që shumica e tyre ishte në moshë madhore.
Kam pasur mundësinë ta shfletoj të gjithë dokumentacionin në fjalë, si dhe të përmbyll procedurat ligjore me këtë fond në zbatim të ligjit të arkivave.

Bashkëlidhur fotografia e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 1943 (sot Ministria e Bujqësisë), si dhe dy faksimile të vitit 1967, në të cilën kërkohej verifikimi i një grupi personash të cilët në vitin 1938 ishin financuar nga legata italiane në Tiranë.

 

Tags: arkivaKastriot Dervishikomunizemrrembim

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Mbytja e 16-vjeçares ruse në Ksamil, reagon Luan Rama: Bilanc lufte!

Mbytja e 16-vjeçares ruse në Ksamil, reagon Luan Rama: Bilanc lufte!

Associated Press: SHBA do t’i ndalojë amerikanët të vizitojnë Korenë e Veriut

Associated Press: SHBA do t’i ndalojë amerikanët të vizitojnë Korenë e Veriut

Google sjell “Motion Stills” edhe për Android

Google sjell “Motion Stills” edhe për Android







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

by mirseda
12:22 | 29/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mehouse të Francës. Vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje...

Mesazhe me emrin e Ilir Prodës/ Policia apel qytetarëve: Emailet janë false, mos u mashtroni!

Mesazhe me emrin e Ilir Prodës/ Policia apel qytetarëve: Emailet janë false, mos u mashtroni!

12:18 | 29/10/2025
“Të shkarkohet Niko Peleshi”/ Këshilli i Legjislacionit rrëzon kërkesën e opozitës: Asnjë shkelje!

“Të shkarkohet Niko Peleshi”/ Këshilli i Legjislacionit rrëzon kërkesën e opozitës: Asnjë shkelje!

12:12 | 29/10/2025
Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri17-19nëntor

Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri17-19nëntor

12:05 | 29/10/2025
Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza

Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza

12:01 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com