Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Prezantohet Panucci: Jam i nderuar, synimi i vetëm është të shkojmë në EURO 2020

Christian Panucci është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare. Zyrtarizimi u bë pak minuta më parë, kur Armand Duka dhe Panucci kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Presidenti i FSHF-së njoftoi se për 2 vitet e 4 muajt e ardhshëm 44-vjeçari nga Italia do të jetë në krye të kuq e zinjve, duke zëvendësuar Gianni De Biasin.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së falendëroi të gjithë kandidatët për postin e kreut të Kombëtares, ndërsa shtoi se Panucci ishte vendimi më i mirë.

“Ka qenë një proces ndoshta i zgjatur pak në kohë sepse bashkë me stafin teknik të FSHF-së nuk kemi marrë një vendim të lehtë. Në këtë konferencë falënderoj të gjithë kandidatët që kemi kontaktuar të cilët kanë qenë gati të marrin drejtimin e Shqipërisë, duke filluar nga Zenga, një trajner shumë i mirë, Sedorf, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Malezani.

Kemi marrë vendimin më të mirë, kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk besoj se ka nevojë t’ua prezantoj. Ka një eksperiencë të madhe si lojtar, ndoshta modeste në trajnim. Kemi bërë zgjedhje shumë të mirë, për mua është një njeri me vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme. Jam i bindur që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur të jemi pjesë e EURO 2020”, tha Duka.

Më tej foli edhe vetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, i cili tha se është i nderuar për këtë post.

Ai shtoi se nuk ka asnjë frikë për këtë sfidë, ndërsa theksoi se objektivi i tij i vetëm është Evropiani 2020.

I pyetur nga gazetarët nëse fakti që është italian do të ndikojë në drejtimin e Shqipërisë, Panucci u shpreh se kur është në fushë nuk njeh as të atin dhe synimi i tij i vetëm është që Shqipëria të fitojë çdo ndeshje:

“Nuk kam asnjë frikë për çështjen që mund të digjem , përkundrazi, është nder të drejtoj Shqipërinë. Nuk kam asnjë frikë lidhur me këtë përgjegjësi, përkundrazi, jam i karikuar për këtë sfidë që Duka më besoi mua.

Deri në këto momente kam krijuar një ide për skuadrën, megjithatë 4 ndeshje janë të mjaftueshme për të krijuar një ide.

Falënderoj publikisht Gianni De Biasin në lidhje me konsideratën për mua që ia ka përcjellë edhe Dukës.

Është shumë e rëndësishme të mësoj sa më mirë shqip, do ushtroj edhe leksione në kohën e lirë për ta mësuar më mirë. Edhe himnin kombëtar do përpiqem ta mësoj.

Objektivi i vetëm është Evropiani 2020. Do punojmë të shkojmë sërish në Evropë.

Nuk njoh as babin tim kur jam në fushë, jam trajneri i Shqipërisë dhe dua të fitoj çdo ndeshje.

Ishte një mundësi që m’u dha dhe e mora, mundësi të tilla s’të vijnë shpesh.”/Tirana Today

Tags: Christian Panuccikreu i Kombetares Shqiptareprezantohettrajnerizyrtare

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Video e rrallë e Lasgush Poradecit, reciton vargje për Kosovën

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, reciton vargje për Kosovën

KQZ padit 76 komisionerë të numërimit të votave

KQZ padit 76 komisionerë të numërimit të votave

Statistikat e frikshme: 185 aksidente dhe 12 të vdekur vetëm në qershor

Statistikat e frikshme: 185 aksidente dhe 12 të vdekur vetëm në qershor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com