Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shënohen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja detajet për secilin rast

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shënohen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja detajet për secilin rast

Vijon “lufta” me vatrat e zjarrit në vend, të cilat janë të shumta edhe për shkak të temperaturave të larta. Emergjencat Civile njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shfaqur 10 vatra zjarri në vend, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës me 15 automjete, 40 forca të ushtrisë si dhe helikopterë, ndërsa era e fortë dhe terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

Më poshtë detajet për vatrat e zjarrit të shfaqura në qarqet përkatëse:

QARKU SHKODËR

  • Zjarri në fshatin Bleran, Shkodër vijon edhe ditën e sotme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë duke punuar për të shuar plotësisht zjarrin. Për shkak të kushteve atmosferike ndërhyrja me anë të helikopterit dje ishte e pamundur. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 15 ha me shkurre, ferra dhe pisha.
  • Në fshatin Vilëz, Shkodër, forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë ende për të shuar zjarrin. Flakët kanë rrezikuar disa banesa të fshatit. Terreni dhe era e fortë e kanë vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve. Sipas raportimeve të forcave zjarrfikëse zjarri dogji rreth 8 ha me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të zjarrfikësve është nisur edhe një helikopter për të ndërhyrë nga ajri.
  • Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, hamullore dhe bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, hamullore dhe Sherebel.

QARKU LEZHË

  • Vatra e zjarrit e cila u riaktivizua ditën e djeshme në Malin e Manatis në Lezhë është shuar plotësisht mbrëmjen e djeshme. 4 automjete të zjarrfikësve si dhe forca të ushtrisë kanë punuar për shumë orë deri sa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.
  • Vatra e zjarrit në fshatin Torovicë, Lezhë u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore, për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra si dhe një banesë.

QARKU FIER

Në fshatin Çorrush, Mallakastër ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha.

QARKU VLORË

Në  Bashkinë Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe forca vullnetare kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 130 ullinj dhe një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Hasqok, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogjën rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU TIRANË

Në fshatin Kryezi, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe shkozë.

QARKU DURRËS

Në Lagjen 13, Durrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra.

Tags: 1024 oreEmergjencat Civilesituatavatra zjarrizjarrfikese

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident
Aktualitet

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

18:20 | 30/01/2026
Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

17:43 | 30/01/2026
Next Post
Ligji 7501, institucionet përgjegjëse nuk respektojnë afatet për pajisjen me titullin e pronësisë

Ligji 7501, institucionet përgjegjëse nuk respektojnë afatet për pajisjen me titullin e pronësisë

Juventus zëvendëson Bonuccin?

Juventus zëvendëson Bonuccin?

Samsung Galaxy S8, telefoni më i kërkuar deri tani

Samsung Galaxy S8, telefoni më i kërkuar deri tani







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com