Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përballja Basha-Selami në Shkodër, zbardhet debati mes kandidatëve të PD

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përballja Basha-Selami në Shkodër, zbardhet debati mes kandidatëve të PD

Lulzim Basha dhe Eduard Selami janë përballur në Shkodër, teksa vijon turi i takimeve në garën për kreun e PD-së.

Debati mes kandidatëve ka qenë i tensionuar, madje nuk kanë munguar as fyerjet e sharjet në sallë, deri të konfrontimet fizike mes mbështetësve të Bashës e Selamit.

Ky i fundit e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka hequr figurat e njohura të kësaj partie vetëm se e kanë kundërshtuar Bashën, si dhe e ka quajtur “hije të autoritarizmit që e ka vuajtur politika në këto 27 vite”.

“Basha ka shkelur statutin. S’ka asnjë të drejtë të vendosë Basha se kush i vlen dhe kush jo Partisë Demokratike. Ky është gabimi që bëri Basha. Për Topallin duhej të vendosnit ju anëtarët nëse do të ishte apo jo në listë. Për Bashën kush del kundër ky është tradhtar i futur nga Edi Rama, kjo është gabim,”  ka theksuar Selami para mbështetësve demokrat. 

Në replikë Basha, ka akuzuar se Selamin se ashtu si disa analiste edhe ai e ka inat Partinë Demokratike.

“Mos dëgjo Andi Bushatin. Edhe ti edhe ai e keni inat Partinë Demokratike,  por t’i për arsye të tjera. Nuk bie dakord me parashtrimin. U akuzova por kopje të zbehtë autoritare dhe me siguri e ke fjalën për Sali Berishën. Nuk kam asnjë tipar me Sali Berishën sepse nuk ka asnjë njeri tjetër kockën e Sali Berishës. Akuzat s’mund t’i pranoj sepse po të ishit me mua do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve do kishit thënë që është radha jone dhe do kisha ikur. S’kam hequr kënd sepse të jesh demokrat s’do thotë të jesh deputet”, mësohet se ka thënë Basha.

Selami i ka kujtuar Bashës me ironi se ai është një kryetar i vetëngrirë, ndërsa sipas tij edhe para 4 vitesh Basha ka thënë të njëjtat gjëra, por kur është hasur me kritika i ka përjashtuar nga të gjitha forumet.

“Pse duhet të besojmë ty sepse edhe para 4 vitesh na the një anëtar një votë dhe kur kundërshtuam na hoqe nga Këshilli Kombëtar dhe nga listat. Si mund t’i besojmë edhe njerëzve tuaj kur këta i ke zgjedhur ti?”, është shprehur Selami.

Selami e Basha kanë folur për mediat në përfundim të debatit:

Basha: Nuk kam asnjë përgjigje për emrat e përveçëm.

Gazetari: I quajtët bllokmenë.

Basha: Kjo nuk është e vërtetë, ky është mashtrim nga ata që i shërbejnë Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përçarjes së PD. Mos cito duke qenë jashtë kontekstit.

Selami: I thashë dhe demokratëve, hajde të hyjmë në perëndim ti masim punët me rezultate. Zoti Basha ka dështuar dy herë, modeli im është modeli i fitores. të largohemi nga modeli që shqiptarët refuzuan. Jam i bindur se në 22 korrik modeli im do të fitojë sepse është modeli që jo vetëm do të sjellë PD por do ta kthejë Shqipërinë në historinë e madhe të suksesit të shek XXI.

Tags: Eduard Selamilulzim bashaPDsituate e tensionuar

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Shënohen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja detajet për secilin rast

Shënohen 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja detajet për secilin rast

Ligji 7501, institucionet përgjegjëse nuk respektojnë afatet për pajisjen me titullin e pronësisë

Ligji 7501, institucionet përgjegjëse nuk respektojnë afatet për pajisjen me titullin e pronësisë

Juventus zëvendëson Bonuccin?

Juventus zëvendëson Bonuccin?







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com