Takimi NATO-Rusi është vlerësuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se ka qenë një “diskutim i sinqertë dhe i dobishëm” për Ukrainën, Afganistanin dhe çështje të tjera.
Stoltenberg i bëri këto komente në një konferencë për media në Bruksel.
Ai po ashtu tha se NATO dhe Rusia vazhdojnë të kenë mospajtime, sidomos rreth ankesimit të Krimesë nga Moska dhe rolit të saj në luftën në lindje të Ukrainës.
Në takimin e sotëm, NATO dhe Rusia njoftuan njëra-tjetrën edhe për stërvitjet e ardhshme ushtarake, raporton REL.
NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.