Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët: Haradinaj dështoi në përpjekjen e parë për koalicion

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët: Haradinaj dështoi në përpjekjen e parë për koalicion

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i subjekteve politike, të cilave u prin Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të diskutuar për formimin e qeverisë së re, të cilën një ditë më parë ua ka bërë kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i përzgjedhuri nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt që ka dalë i dyti për kah numri i ulëseve të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, por edhe koalicioni, të cilit i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, si i treti me numër të fituar të ulëseve në Kuvend, që nga dita e hënë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Haradinaj.

Avni Arifi, këshilltar i Haradinajt, ka theksuar se ky i fundit, do t’i ftojë në takim të gjitha partitë parlamentare.

 Lidhur me refuzimin e dy subjekteve politike, të cilat pas koalicionit PAN, kanë numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, Arifaj ka theksuar se megjithatë presin një përgjigje formale nga ato.

Arifaj: Ne u kemi bërë ftesë formale dhe presim përgjigje formale. Propozimet e para ua bëjmë partive parlamentare, që të jenë pjesë e qeverisjes. Nëse kemi refuzim, atëherë do të shikojmë mundësinë e ndërtimit të partneritetit me deputetë, jashtë grupeve parlamentare.

Ai ka shtuar se i nominuari për kryeministër, Haradinaj, ka pasur takime me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, përveç përfaqësuesve të komunitetit serbe, të cilëve, siç tha ai, së shpejti do t’iu bëhet ftesë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, i cili gjatë ditës së hënë është takuar me zotin Haradinaj, të martën është takuar edhe me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin. Subjekti politik që drejton Pacolli është në koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Detajet e këtij takimi nuk janë publikuar, por ambasadori Delawie u ka thënë shkurt mediave se “do t’i takoj të gjithë”.

Në anën tjetër, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, me çka është hapur rruga për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit, si dhe formimin e Qeverisë së re, partitë politike do të përballen me realitetin, siç e vlerësojnë, jo të lehtë, raporton REL.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë se skena politike në Kosovë gjendet përballë dy varianteve për krijimin e institucioneve të reja.

Beqaj: Varianti i parë, pra, që PAN-i ta formojë qeverinë, duket se nuk do të jetë ashtu siç kanë qenë deklaratat. Së paku, edhe nëse formohet, do të jetë shumë i brishtë koalicioni qeveritar dhe si i tillë lë për të dëshiruar se mund të ketë jetë të gjatë. Në variantin e dytë, pavarësisht se çfarë mendon personalisht presidenti (Hashim Thaçi), besoj që – duke i parë kontaktet e deritanishme me ndërkombëtarët – bashkësia ndërkombëtare, shtetet e QUINT-it, do ta detyrojnë Thaçin që t’i japin mundësinë që të formohet Qeveria nga Vetëvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe subjektet tjera.

Ai beson që pavarësisht se cili subjekt apo koalicion do të qeverisë në këtë mandat, nuk do ta ketë jetën e gjatë, por në anën tjetër as një bllokadë për formimin e Qeverisë dhe shkuarja sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk janë zgjidhje për situatën dhe përballë proceseve që e presin Kosovën.

Tags: Aleancës për ArdhmërinëKosovëskuvendlevizja vetevendosjeNismë

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Samiti i Triestes, BE vjen me projekte për ekonominë dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Triestes, BE vjen me projekte për ekonominë dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor

Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

by mirseda
19:41 | 13/08/2025
0

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ai i Brendshëm, Ervin Hoxha në një komunikim për mediat nga...

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

18:22 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com