Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

BE-ja financon projekte për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
BE-ja financon projekte për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zbogar u ka drejtuar mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor, se bashkëpunimi ekonomik dhe ai politik mes tyre e shkurton rrugën e integrimit euro-atlantik.

Këto mesazhe, Zbogar i ka adresuar në prag të fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Triestë të Italisë.

Përfaqësuesit e lartë të gjashtë vendeve të rajonit, bashkë me kolegët e tyre nga gjashtë vende anëtare të BE-së, më 12 korrik, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Triestë, pritet të fokusohen në krijimin e kushteve për stabiliteti ekonomik, shmangien e retorikës nacionaliste, zhvillimin e sigurisë në kuadër të shteteve të rajonit si dhe fuqizimin e rrjetit infrastrukturor dhe energjetik.

Ambasadori Zbogar tha për mediat në Shkup se Bashkimi Evropian do të financojë shtatë projekte për të nxitur bashkëpunimin ndërfqinjësor dhe ndërekonomik të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Zbogar tha se për realizimin e projekteve, në kuadër të tregut të përbashkët ballkanik, krahas krerëve shtetërorë dhe institucioneve përkatëse, do të angazhohen dhe sektori civil dhe kompanitë private.

Zbogar: Bashkimi Evropian planifikon t’i ndajë rajonit 1.3 miliardë euro deri në vitin 2020 për projekte të ndryshme që ndërlidhen me fushën e energjetikës, transportit dhe mbrojtjes së ambientit jetësorë. Ndërtimi i rrugëve, urave dhe lidhja e territoreve të ndryshme do të kontribuojë në zhvillimin e raporteve të mira ndërfqinjësore si dhe promovimin e paqes në funksion të zhvillimit ekonomik”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, kryesuesi i këtij Samiti, ambasadori i Italisë në Shkup, Carlo Romeo ka sqaruar se këto procese dhe këmbime tregtare do të zhvillohen në kuadër të legjislacionit evropian, institucioneve ndërkombëtare financiare dhe Bankës Botërore, raporton REL.

Romeo: Nga pikëpamja rajonale, prioritetet do të jenë: konsolidimi i demokracisë, stabiliteti social, ai ekonomik si dhe i sigurisë, tejkalim i ndarjeve të krijuara nga e kaluara si dhe shmangia e retorikës nacionaliste. Në kontekst të tejkalimit të sfidave mbetet siguria, lufta kundër terrorizmit, radikalizmit, migrimit dhe lufta kundër korrupsionit. Nga pikëpamja ekonomike, fokusi do të vendoset në përforcimin e rrjetit aktual dhe lidhja me rrjetin evropian në energjetik, zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, inovacione, investime në hapësirën rajonale ekonomike. Në sferën sociale krijohen më shumë mundësi për gjeneratat e reja, kohezionin social.

Diplomatët evropianë thanë po ashtu se një rendësi e veçantë, në kuadër të Samitit të Triestës, do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe sforcimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Tags: Ballkani Perëndimorbeintegrimintegrimit euro-atlantiksamitivende

TË LIDHURA

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”
Aktualitet

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë
Kryesore

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

18:00 | 30/03/2026
A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe
Kryesore

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Erion Braçe

17:32 | 30/03/2026
Next Post
Tillerson i shtrin dorën e bashkëpunimit Turqisë

Tillerson i shtrin dorën e bashkëpunimit Turqisë

Ivan Perisiç kërkon që të shkojë te Manchester United

Ivan Perisiç kërkon që të shkojë te Manchester United

(VIDEO) Përse dështojmë dhe si mund të ringrihemi?!

(VIDEO) Përse dështojmë dhe si mund të ringrihemi?!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Raketat iraniane prekin për herë të katërt Turqinë
Bota

Raketat iraniane prekin për herë të katërt Turqinë

by mirseda
20:07 | 30/03/2026
0

Për të katërtën herë, një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt Turqisë u shkatërrua në ajër nga...

Braktisi Italinë për Shqipërinë, një tjetër shans te kampionët e Italisë për futbollistin shqiptar?

Braktisi Italinë për Shqipërinë, një tjetër shans te kampionët e Italisë për futbollistin shqiptar?

19:44 | 30/03/2026
“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

19:18 | 30/03/2026
Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

19:03 | 30/03/2026
“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com