Rishfaqet gripi i pulave. Vatra e virusit H5N3, është zbuluar në në komunën Brillon, në rajonin verior të Belgjikës, njoftoi Ministria belge e Bujqësisë.
“Një rast i gripit të pulave me patogjenicitet të lartë H5N3 u konfirmua të premten në një pulari në këtë komunë, ndërkohë u krijuan disa zona mbrojtjeje dhe mbikqyrjeje me distancë nga 3 deri në 10 km për rreth vatrës së infektuar”, thuhet në komunikatë.
Rreth 230 pula u prenë në një pulari si masë mbrojtëse pasi pronari i saj njoftoi se një numër i madh prej tyre kishte ngordhur që prej datës 21 qershor. Ne këto zona, “janë të ndaluara lëvizjet e të gjitha kafshëve të ndjeshme, ndërkohë janë përforcuar masat mbi biosigurinë në mënyrë që të ndalohet sa më shpejt përhapja e virusit”.
“Që nga fillimi i muajit, 11 raste të gripit të pulave u konfirmuan në Belgjikë kryesisht tek rritësit amatorë të shpendëve dekorativë dhe 4 raste ne Luksenburg”, thuhet në njoftimin zyrtar.