E shtunë, 16 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Rama promovon shifrat e INSTAT për rritjen e ekonomisë; ekzakt sipas parashikimeve të tij

 

INSTAT , ndryshe nga raportimet e zakonshme, thuajse të përditshme, dje i kushtoi vëmendje të posaçme publikimit të raportit të radhës , duke e prezantuar atë në një konferencë për mediet.

Sipas këtyre të dhënave, PBB në tremujorin e parë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,94 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016.

Edhe Kryeministri nuk është vonuar në promovimin e shifrave të INSTAT.

Në një postim, me anë të të cilit u thotë shqiptarëve, “mirmëngjes”, Rama  shkruan: “Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.”

Shifra që pati impakt, reflekton në mënyrë shumë të përpiktë trendin e parashikimit të Kryeministrit, i cili në shkurt të këtij viti pat thënë: “Rritja ekonomike sot është 3.5 %, të shkojmë në një rritje që me patjetër të jetë 6 e më shumë %, por së paku duke kaluar nivelin e 5 %”  

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...