Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, ka thyer heshtjen dhe ka komentuar debatin e brendshëm të PD-së.
Pollo ka vendosur të postojë një karikaturë të artistit Bujar Kapexhiu lidhur me “ngrirjen” e kreut të demokratëve dhe protestës së kolegëve demokrat për vendimin e marrë.
Deputeti i Qarkut të Fierit, shkruan: “hahaha kolegët e mi të dashur”, ndërsa e shoqëron shkrimin me ikona insektesh si merimanga dhe akrepa.
Pollo është një nga përkrahësit e zotit Basha dhe deri sot ai nuk kishte vendosur të prononcohej.