Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët e famshëm në gazetat amerikane të 1920; Djaloshi pa shkollë me 5 gjuhë dhe burri që cilësohej “gjuha më e mençur”

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët e famshëm në gazetat amerikane të 1920; Djaloshi pa shkollë me 5 gjuhë dhe burri që cilësohej “gjuha më e mençur”

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare.

Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.

Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë.

Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. “Dosja E”scantv” që i referohet arkivave amerikane, thotë se Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.

“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton.

Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.  Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri.  Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur.

Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.

Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm  për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma.

Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.

Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme.

Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.

“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher.

Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës” është diçitura që shoqëron foton e djaloshit.

 

Tags: 1920amerikanëarkivegazetashqiptaret

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Next Post
Kosova në alarm, 2081 vatra zjarresh për tre muaj

Kosova në alarm, 2081 vatra zjarresh për tre muaj

Atentati ndaj biznesmenit, policia përgënjeshtron: Tefik Hyka nuk ka vdekur

Atentati ndaj biznesmenit, policia përgënjeshtron: Tefik Hyka nuk ka vdekur

Vetëvendosja (VV) merr dhe një deputet, shkon në 32 mandate

Vetëvendosja (VV) merr dhe një deputet, shkon në 32 mandate







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit
Bota

Armëpushimi në fije peri, SHBA i del në ‘mbrojtje’ Hamasit

by mirseda
08:24 | 16/10/2025
0

SHBA ka minimizuar pretendimet se Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin duke mos kthyer të...

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com