Anëtari i Lëvizjes socialiste për Integrim ka dalë Kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20:00.
KQZ ka marrë vendimin për shtyrjen me 60 minuta procesin e votimit në vend, ky vendim u mor me 6 vota pro dhe 1 kundër.
Dhjetë ora nga hapja e qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar zyrtarisht të dhënat e fundit lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në rang vendi dhe sipas qarqeve.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 18:15
Berat- 38.55%
Dibër – 43.75%
Durrës – 33.85%
Elbasan- 37.36%
Fier – 33.86%
Gjirokastër – 35.66%
Korçë – 38.39%
Kukës – 37.92%
Lezhë – 31.59%
Shkodër – 32.56%
Tiranë – 38.48%
Vlorë – 27.7%