I ka kushtuar prangat fotografimi i votës një shtetaseje, banore e Tiranës.
Policia e Tiranë njofton se ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetases Fatbardha M, 50 vjeçe, pasi është konstatuar nga komisionerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.