E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Gazetarja publikon foton: Kjo gjyshe 87-vjeçare me dy paterica nuk arriti të votojë…

Incidente të ndryshme kanë ndodhur sot gjatë procesit të votimit. Një rast i veçantë është publikuar sot nga gazetarja e Reporter.al, e cila shkruan se një e moshuar, 87 vjeçe, ka shkuar për të votuar edhe pse me dy paterica, por nuk ka arritur ta ushtrojë të drejtën e saj.

Arsyeja, sipas gazetares, është se e moshuara kishte marrë vetëm fotokopjen e kartës së identitetit, për shkak se vetë karta ishte shumë lart dhe për arsye shëndetësore, ajo nuk e ka arritur dot.

Dervishi denoncon faktin që e moshuara nuk arriti ta ushtrojë të drejtën e saj, ndërsa i biri është shprehur: “Asaj duhej t’i vinte vota në shtëpi”.

 “Kjo gjyshe 87-vjecare, e cila kishte shkuar per te votuar edhe pse me dy paterica, nuk arriti ta ushtroje te drejten e saj te votes per shkak se kishte marre vetem fotokopjen e kartes se identitetit.

Kur e pyten pse nuk kishte marre karten, tha qe ishte shume lart ne sirtar dhe nuk e arrinte dot. E merzitur qe nuk votoi dot, u largua po ngadale nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit qe votonte. “Asaj duhej t’i vinte vota ne shtepi,” me tha i biri”, shkruan Dervishi.

Edhe pse në Kodin Zgjedhor nuk lejohet votimi me fotokopje të kartës së identitetit, gazetarja mbron idenë se në raste të tilla duhen bërë përjashtime.

“Ideja në këtë foto është që një qytetare 87-vjeçe të cilës iu desh 10 minuta të hynte nga dera e shkollës deri tek klasa ku do të votonte, në mes të vapës mori përsipër të dilte e të ushtronte votën si një të drejtë qytetare. Sistemi duhet të garantojë që edhe kjo moshë e tretë në pamundësi votimi fizik të marrë pjesë në votime përmes formave alternative”, thotë Dervishi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...