Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Papa Françesku emëron tre ipeshkvijtë e rinj në Shqipëri

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Papa Françesku emëron tre ipeshkvijtë e rinj në Shqipëri

Kisha Katolike në Shqipëri priti në festë tre ipeshkvijtë e rinj të emëruar nga Papa Françesku. Për dioqezën e Sapës, Ati i Shenjtë Bergoglio emëroi ipeshkëv, administratorin aktual dioqezan, don Simon Kulli; për dioqezën e Rrëshenit, Papa emëroi ipeshkëv don Gjergj Metën, vikarin aktual të përgjithshëm të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit; për Administraturën Apostolike të Jugut, u emërua ipeshkëv rregulltari barnabit, misionar në Milot, atë Giovanni Peragine.

Plotësohet kështu një nevojë e ndjerë për udhëheqje shpirtërore në kishat përkatëse dioqezane, ku ipeshkvijtë aktualë kanë mbushur moshën e pensionit. Njoftimi i emërimit të ipeshkvijve të rinj u bë në orën 12.00 në Vatikan e po kështu edhe në selitë dioqezane përkatëse.

Nga emërimet e reja ipeshkëvnore vërehet se Kisha Katolike e Shqipërisë po kalon dalëngadalë në duart e thirrjeve të para vendase në meshtari. Dy prej ipeshkvijve të rinj janë pinjollë të asaj toke e Kishe, larë me gjakun e martirëve, fryti i të cilit tashmë është i dukshëm e mund të preket me dorë.

Por edhe në figurën e ipeshkvit të ri të Jugut, vlerësohet lidhja e ngushtë e Kishës me misionarët e përkushtuar, për të cilët Shqipëria është bërë atdheu i dytë e vendi i bashkëpunimit në misionin e përbashkët të përhapjes së Lajmit të Mirë të Ungjillit në trevat shqiptare, shkruanradio Vatikani.

Që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, ringjallja e besimit dhe përforcimi i strukturave kishtare është realizuar duke u mbështetur në dy këmbë, duke marrë frymë me dy mushkëri, duke ecur me meshtarët e rregulltarët misionarë nga njëra anë, e me thirrjet vendase, nga ana tjetër; thirrje qe kane mbijetuar persekutimin e diktaturës e thirrje të reja, që tashmë janë bërë meshtarë të gatshëm për të marrë në duart e tyre fatet e Kishës në Shqipëri.

Ipeshvijtë e rinj fillojnë tani një mision të veçantë e të shenjtë në krye të grigjës së Krishtit, detyrë, që deri tani, e kanë kryer me përkushtim tri figura, që kanë punuar me mish e me shpirt në vreshtin e Zotit. Nuk mund të mos kujtojmë ipeshkvin e ndjerë të Sapës, imzot Lucian Avgustinin, aq të dashur nga besimtarët, por edhe ipeshkvijtë, që tashmë dalin në pension: imzot Hil Kabashi për administraturën apostolike të Jugut dhe imzot Cristoforo Palmieri për dioqezën e Rrëshenit.

Ata u dorëzojnë ipeshkvijve të rinj një thesar të çmueshëm shpirtëror, kishtar, shoqëror e kombëtar. Ky emërim nga Papa Françesku është bekim i mëtejshëm për Kishën Katolike në Shqipëri, prandaj gjithë kleri e besimtarët falenderojnë Zotin për këtë dhuratë e për këtë shenjë kujdesi e dashurie ndaj kësaj Kishe vërtet të vogël, por të madhe, sepse i ka dhënë krishterimit mbarë shenjtorë si Nënë Tereza e si 38 martirët e parë të lum të komunizmit.

Kisha Katolike në Shqipëri është për Papën Françesku periferi e dashur, e çmuar dhe e përkrahur në misionin e saj në shërbim të popullit e në lavdi të Zotit, nën shenjën e mëshirës e të përdëllimit, siç kërkon vetë Ati i Shenjtë Bergoglio nga gjithë ipeshkvijtë.

Si redaksi e programit shqip të Radio Vatikanit u bëjmë urimet më të mira të gjithë ipeshkvijve të rinj, por edhe të vjetërve, duke i falenderuar për punën e shkëlqyer në shërbim të Kishës e të kombit. Të gjithëve u jemi mirënjohës për intervistat dhe gatishmërinë ndaj programit tonë.

Tags: Hil KabashiipeshkvijtëPapa Françeskushqiperi

TË LIDHURA

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë
Aktualitet

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik
Bota

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025
BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!
Analizë

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

13:51 | 06/09/2025
Next Post
INSTAT: Bie kriminaliteti në vend gjatë muajve të parë të 2017

INSTAT: Bie kriminaliteti në vend gjatë muajve të parë të 2017

Uashingtoni dhe Brukseli të shqetësuar për tentativat e bllokimit të reformës në drejtësi

Uashingtoni dhe Brukseli të shqetësuar për tentativat e bllokimit të reformës në drejtësi

Mandija “kërcënon” Vangjush Dakon: Merr masa për punësimet e fundit

Mandija "kërcënon" Vangjush Dakon: Merr masa për punësimet e fundit

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë
Aktualitet

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

by mirseda
16:17 | 06/09/2025
0

Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025
BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

BIRN: Në Shqipëri, një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes!

13:51 | 06/09/2025
“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë

“Nuk do të punojmë më”- Naftëtarët e Bankers Petroleum protestë

13:47 | 06/09/2025
Humb jetën gjatë ekspeditës në Alaskë gjeologu italian, autoritetet amerikane ndërpresin kërkimet dhe e shpallin të vdekur

Humb jetën gjatë ekspeditës në Alaskë gjeologu italian, autoritetet amerikane ndërpresin kërkimet dhe e shpallin të vdekur

13:45 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com