Kombëtarja shqiptare ka fituar një talent nga Kosova për vijën e sulmit.
Bëhet fjalë për Valdrin Mustafën, i cili aktivizohet me ekipin e Kaiserslautern në Bundesligën e dytë gjermane.
Me dekret të Presidentit Bujar Nishani, 19-vjeçari ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është i gatshëm t’i bashkohet kombëtares.
FSHF fiton kështu betejën me Federatën e Kosovës për shërbimet e Valdrin Mustafës i cli shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi.
Talenti 19-vjeçar ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Bundesliga, duke ndihmuar jo pak ekipin e tij për mbijetesën.