Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zoran Zaev takohet nesër me Stoltenberg, Mogerinin dhe Hahn

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zoran Zaev takohet nesër me Stoltenberg, Mogerinin dhe Hahn

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, do të takojë nesër disa nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Zaev do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisionerin për negociata për zgjerim, Johanes Han.

Zaev në Bruksel do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Takimi Zaev-Stoltenberg pritet diku rreth mesditës në selinë e Aleancës, ndërsa pas përfundimit të tij, është paraparë konferencë për shtyp e kryeministrit të Maqedonisë dhe njeriut të parë të NATO-s. Pritet të bisedohet për mundësitë për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Kryeministri Zaev kohë më parë deklaroi se shpreson se Maqedonia shumë shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s nën referencë të përkohshme, ndërsa paralelisht të vazhdojnë bisedimet me Greqinë për kontestin për emrin dhe sendërtimin e masave për besim midis Shkupit dhe Athinës.

Në takimet, ndërkaq, me Mogerinin dhe Han, siç theksoi Zaev në disa deklarata të tija paraprake, do të bisedohet për reformat që duhet t’i zbatojë Qeveria e re e Maqedonisë dhe për largimin e rekomandimit të kushtëzuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Mogerini dhe Han në takimin me Zaevin do ta përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe opozitës, në përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive të tregohet qëllimi i tyre i përbashkët për reforma lidhur me BE-në.

“Ata e ofrojnë ndihmën e tyre nga kjo pikëpamje dhe do të insistojnë në implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinos dhe të Prioriteteve urgjente reformuese. Kjo është, gjithashtu me rëndësi thelbësore që të kthehet vendi në rrugën e tij drejtë integrimit evropian, proces të cilin qytetarët qartë e duan dhe e meritojnë”, theksoi zëdhënësja e Kocijançiç për MIA.

Pritet të bëhet fjalë edhe për ardhjen në Shkup të ekspertit të pensionuar për sundimin e së drejtës të Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të Komisionit do të duhet t’i ndihmojnë Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për reforma.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri të Maqedonisë në kryeqytetin evropian pasi tani është në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Tags: Federika MogeriniJohanes HanmaqedoniZoran zaev

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kadri Veseli dhe bashkëshortja vihen në siklet në momentin e votimit

Kadri Veseli dhe bashkëshortja vihen në siklet në momentin e votimit

Ja skema e De Biazi-t kundër Izraelit

Ja skema e De Biazi-t kundër Izraelit

Liqeni i Komanit, destinacioni i ri i agjencive turistike

Liqeni i Komanit, destinacioni i ri i agjencive turistike

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

by mirseda
16:40 | 16/07/2025
0

SPAK zbulon rast të rëndë gjatë hetimit të një dosjeje tjetër për tendera publikë. Në skenë del...

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025
Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

15:50 | 16/07/2025
Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

15:04 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com