Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

KQZ thirrje drejtuesve të administratës: Mos krijoni pengesa që cenojnë procesin zgjedhor

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
KQZ thirrje drejtuesve të administratës: Mos krijoni pengesa që cenojnë procesin zgjedhor

Pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, KQZ ka paralajmëruar një kolaps të mundshëm në procesin zgjedhor, që ka të bëjë me ndalimin e komisionerëve zgjedhorë, punonjës të administratë nga drejtuesit për të bërë punën e tyre.

“Pranë KQZ-së kanë ardhur shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje”, deklaron KQZ, duke iu referuar urdhrit të Task-Forcës të drejtuar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija.

Gjithashtu, KQZ ngre shqetësimin për pengesat që po u shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të administratës publike që të mos krijojnë pengesa që cenojnë procesin zgjedhor:

“Ashtu si në Kodin Zgjedhor edhe në VKM nr. 473 të datës 1.06.2017, angazhimin si komisionerë të KZAZ-ve, KQV-ve apo GNV-ve, nuk e konsideron angazhim për qëllime politike apo elektorale, por e konsideron vetëm si një  angazhim administrativ.

Pranë KQZ-së kanë ardhur shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje.

Vonesa e këtyre përgjigjeve, mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor.

Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërorë duhet të jenë përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë. Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe  GNV-ve, procesi zgjedhor rrezikon të futet në kolaps.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cenojnë procesin zgjedhor”, përfundon KQZ.

Tags: drejtuesvefushateKQZmos pengoniprocesi zgjedhorthirrje

TË LIDHURA

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë
Aktualitet

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë

15:13 | 25/06/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Next Post
E quajti parazit, Blushi i përgjigjet Lindita Nikollës

E quajti parazit, Blushi i përgjigjet Lindita Nikollës

Basha sulmon Metën: Është bërë bishë, ngeli pa bakllava dhe pa sheqerpare

Basha sulmon Metën: Është bërë bishë, ngeli pa bakllava dhe pa sheqerpare

Alarming, 1 out of 3 children in Albania are deprived from education

Alarming, 1 out of 3 children in Albania are deprived from education

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë
Aktualitet

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë

by mirseda
15:13 | 25/06/2025
0

Një punonjës i OSSH-së është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka marrë para për...

Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme

Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme

15:08 | 25/06/2025
Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

15:02 | 25/06/2025
Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

14:34 | 25/06/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com