Ish-zyrtari i lartë i Qendrës Amerikane të Inteligjencës, (CIA) Kent Harrington, thekson se pamaturia e presidentit Donald Trump i ka sjellë një dëm të madh SHBA-ve në raport me ruajtjen e sigurisë kombëtare.
Sipas Harrington, Trump nuk ka mundur të kuptojë përgjegjësinë e tij si numri 1 i Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur të dhënat që mund të cenojnë sigurinë e vendit të tij.
“Titujt kryesorë të lajmeve, nuk kanë gjasa të zbulojnë dëmin që Trump u ka bërë agjencive inteligjente amerikane, në raport me shkëmbimin e informacioneve me agjencitë partnere aleate, për shkak të dështimit të tij për të kuptuar përgjegjësinë e vet për mbrojtjen e të dhënave jetike për sigurinë kombëtare”, shkruan Harrington.
Në një analizë të detajuar për “Project Syndicate”, Harrington shpjegon se veprimet e Donald Trump me agjencitë inteligjente brenda dhe jashtë vendit do të bëjë Amerikën më të izoluar nga informacioni që shpërndajnë aleatët dhe më të dobët përballë Rusisë.
“Duke pasur parasysh këtë, reagimi i administratës Trump ndaj sjelljes gjithnjë e më agresive të Kremlinit, mbi atë që dikur ishte sfera e ndikimit e Bashkimit Sovjetik – nga Evropa Lindore tek vendet baltike – do të vëzhgohet gjithashtu me kujdes në muajt e ardhshëm. Ashtu si mbledhja e informacionit të ndjeshëm inteligjent, dëshmon dëmin që do të grumbullohet vetëm gradualisht, teksa miqtë dhe aleatë do të mbajnë për vete qëllimet dhe informacionet e tyre. Shtetet e Bashkuara, mund të ketë qenë prej kohësh një partner jetik mbi shërbimin inteligjent. Por, me Trump në krye, ndarja e inteligjencës me SHBA-në mund të duket më shumë si një rrezik i panevojshëm, në mos i papërballueshëm”, përfundon analizën e tij ish-zyrtari i lartë i CIA-s.