Presidenti Donald Trump nëpërmjet një statusi në Twitter duket se ka thyer heshtjen dhe ka folur për “luftën” e tij me James Comey.
Sipas Trump, dëshmia e drejtorit të shkarkuar të FBI-së Comey ishte “një hakmarrje e vërtetë”.
Trump, i cili nuk kishte postuar si zakonisht në Twitter, që kur Comey e akuzoi administratën për përhapjen e “gënjeshtrave”, u kundërpërgjigj me një tweet sot në mëngjes, me orën lokale “Comey ka zbuluar sekretet”.
Sot Presidenti Trump takohet me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis dhe më pas të dy ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në paraqitjen e tij të parë para Kongresit që pas shkarkimit të papritur muajin e kaluar, në dëshminë e tij dje, zoti Comey foli për mungesën e besimit të Presidentit ndaj tij, duke thënë hapur se ai e kishte shkarkuar nga puna me synimin për të ndërhyrë tek hetimi që po zhvillohet mbi lidhjet e zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.