Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rimbursimi i barnave për vitin 2017-të, qeveria “mban peng” vendimin

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rimbursimi i barnave për vitin 2017-të, qeveria “mban peng” vendimin

Qeveria ende nuk ka zyrtarizuar listën e re të barnave me rimbusim, edhe pse jemi në muajin qershor . Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, vendimi ende nuk ka kaluar për miratim, ndonëse ishte parashikuar që të hynte në fuqi prej datës 1 maj të këtij viti.

Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në fund të muajit mars, kaloi për miratim listën e re të barnave me rimbursim, duke e përcjellë vendimin në Qeveri. Por kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj, vendimi ende vijon të qëndrojë në sirtarë, duke i privuar qytetarët që të përfitojnë nga paketat shëndetësore apo medikamentet e reja që janë futur rishtazi në skemë.

Sipas FSDKSH, listës këtë vit i janë shtuar edhe 30 barna të reja, kryesisht për të sëmurët me zemër, veshka dhe tumor. Me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit, janë zgjeruar të gjitha paketat shëndetësore që mbulohen nga sigurimet shëndetësore, si në spitalet publike, ashtu edhe ato private.

Përfitues janë pacientët që vuajnë nga dializa, të cilët do të përfitojnë dy paketa të reja, atë të fistulës dhe graftit, të cilat do të financohen plotësisht nga Fondi, si në shërbimin publik, ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu janë shtuar disa ekzaminime të reja në paketën e dializës, në mënyrë që shërbimi i ofruar në paketë të jetë i plotë dhe tërësisht në sinkron me protokollet europiane të këtij shërbimi.

Ndryshime të rëndësishme kanë pësuar edhe paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Përpos interventit, nga dy ditë qëndrim në terapi intensive të parashikuar në paketat e mëparshme, tashmë janë tetë ditë qëndrim në terapi intensive për interventet e kardiokirurgjisë, që do të mbulohet financiarisht nga Fondi.

E fundit është paketa e implantit koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Paketa që financohet nga Fondi do të përfshijë rishtazi përpos interventit edhe pajisjen e implantit koklear.

 

Tags: 2017barnatFSDKSHQeveria me bazë të gjerëRimbiursimi

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
Rriten importet dhe eksportet në Kinë, “çlirohen” nga paniku investitorët e huaj

Rriten importet dhe eksportet në Kinë, "çlirohen" nga paniku investitorët e huaj

Komisioni i Etikës, shtyhet vendimi për Skënderbeun

Komisioni i Etikës, shtyhet vendimi për Skënderbeun

PETICION/ 500 studentë i kërkojnë Ramës uljen me 50% të tarifës së studimeve

PETICION/ 500 studentë i kërkojnë Ramës uljen me 50% të tarifës së studimeve

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com