Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Bilanci i “pa bërë” i ekipit të Tiranës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Bilanci i “pa bërë” i ekipit të Tiranës

Bardheblutë nuk kanë fituar kurrë jashtë fushe, s’kanë marrë asnjë penallti, por janë edhe skuadra më “fair play”.

Ilion Lika është “kampioni” i minutave, zbuluan një supertalent si Albi Doka, humbën tifozët dhe kanë një sulmues që shënon më shumë në pozicion jashtë loje. 

RËNIA DHE EUROPA

Rast unik në Shqipëri. Për të parën herë, Tirana bie nga kategoria (që prej 1920, kur edhe është krijuar), e megjithatë do të luajë në Ligën e Europës.

Në kampionat dështuan, por duke qenë se fituan Kupën e Shqipërisë do të marrin pjesë në turin e parë. E çuditshme, por ja që ndodhi.

STOLI BARDHEBLU

Tirana e nisi dhe e mbylli sezonin me dy trajnerë. Kampionati startoi me Ilir Dajën që u shkarkua pas javës së 9-të (pas humbjes me Luftëtarin dhe barazimin me Vllazninë). Pas tij erdhi Mirel Josa, i cili në 27 javë mori 5 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje.

PARADOKSI ME JOSËN

Paradoksale, por “mbreti” i titujve të fituar në Superiore zbret në Kategorinë e Parë. Pesë kampionate mbi shpinë nuk janë pak, por e sigurt është që Mirel Josës, rënia e Tiranës në inferiore do t’i rëndojë shumë më shumë.

GOLAT E ANULUAR

Ifeani Edeh e ka gjetur plot 9 herë rrjetën (në 21 takime që ka luajtur), por në fund të fundit zyrtarisht i janë quajtur vetëm 6. Rast unik për këtë edicion, pasi në katër raste i është dashur që të lërë në tentativë festën, duke qenë se i janë cilë- suar si të parregullt. Sulmuesi duket “i mallkuar”, ndërsa veç fatit, ka pasur kundër edhe… vijërojtësit.

DËSHTIMI NË TRANSFERTA

Tirana ka vetëm 1 fitore në transfertë në 15 ndeshje të luajtura. Dhe vlen të saktësohet se atë e ka arritur pikërisht ndaj Korabit në “Selman Stërmasi” (në kohën kur dibranët kishin kontratë me këtë stadium). Që prej asaj ndeshjeje, bardheblutë nuk kanë triumfuar më jashtë fushe, ndërsa nga 45 pikë në lojë kanë siguruar vetëm 9. Sakaq, të fundit triumf në fushë kundërshtare e kanë sezonin e kaluar ndaj Laçit (prill 2016), pra afro 14 muaj më parë.

TIFOZËT KUNDËR

Tirana ka luajtur pa tifozë në 2017-ën. Që prej muajit shkurt, “Tirona Fanatics” shpallën bojkot, ndërsa theksuan se nuk do të ktheheshin pa u larguar Refik Halili nga drejtimi i klubit. Pas 4 muajve larg stadiumeve, ata ishin prezent në finalen e Kupës së Shqipërisë, por sërish për protesta. Pas 21 minutash, ata u larguan nga “Elbasan Arena”, fill pasi kishin shpalosur edhe banderolat kundër presidentit.

“KAMPIONI” I MINUTAVE

Ilion Lika ishte i vetmi titullar i padiskutueshëm te Tirana. Në 36 ndeshje të luajtura nga sezoni i fundit, portieri nuk ka munguar kurrë në fushë, duke pasur 3240 minuta në këmbë. Pas tij vjen Erjon Hoxhallari me 3030, i cili ka dy takime më pak.

SKUADRA “FAIR PLAY”

Tirana ka marrë 46 kartonë të verdhë në 36 javë kampionat dhe “kampioni” i të verdhëve është Erjon Hoxhallari (me 8 të tillë), ndërsa pas tij është Erando Karabeci me Asion Dajën me nga një më pak.

Sakaq, deri më tani, 10 lojtarë nuk janë ndëshkuar kurrë. Janë marrë vetëm dy të kuq, Edvan Bakaj nga stoli dhe Moktar Cise në duelin e “mbijetesës” në Shkodër. Bardheblutë kanë një ekip “fair play”, me 262 pikë të grumbulluara dhe, për këtë motiv, do të marrin shpërblim prej FSHF-së 15 milionë lekë të vjetër.

“BOMBER” NGA MBROJTJA

Një mbrojtës që konvertohet në mesfushor, por që po bën edhe goleadorin. Askush nuk e priste që Afrim Taku mund të shpërthente në këtë formë, ndërsa e ka gjetur 9 herë rrjetën në 34 ndeshje të luajtura. Pas tij vjen Edeh me 6 dhe Merveil me 5 gola.

ZBULIMI I TALENTEVE

Ndoshta prej hallit, Tirana këtë sezon ka zbuluar disa talente. Largimet e pamenduara dhe bllokimi i merkatos nxori në pah vlerat e një lojtari si Albi Doka, i cili që në debutim fitoi besimin e stafit dhe vlerësimet e tifozëve. I mjaftuan pak ndeshje si titullar që të shndërrohej edhe në të shumëkërkuarin në merkaton e kësaj vere.

AFRIKANI I… STOLIT

Nëse Moise, Merveil, Edeh dhe Akua kanë bërë deri diku mirë këtë sezon, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Cisen apo Romualdin. Ky i fundit, që ka ardhur nga Gaboni i largët, ka mbetur në hije të plotë.

Mesfushori më së shumti ka “ngrohur” vetëm stolin, ndërsa ka luajtur 6 ndeshje. Paga e tij mësohet se shkon në afro 4 mijë dollarë në muaj (përfitimet vjetore afro 40 mijë dollarë), një shumë e majme për një lojtar që ka marrë vetëm 206 minuta.

PENALLTITË KUNDËR

Asnjë penallti e akorduar në favor të Tiranës, ndërsa ka 3 kundër (ndaj Kukësit, Partizanit dhe Skënderbeut). Në 36 javë kampionat, bardheblutë kanë qenë të penalizuar nga gjykimi, ndërsa të paktën 6 11-metërsha të merituara nuk i janë dhënë.

VETERANI” DHE “BABY”

Ilion Lika është lojtari më i vjetër i bardhebluve. Portieri është 37 vjeç, por ky fakt nuk e ka penalizuar, përkundrazi, është një ndër pikat më të forta të Tiranës. Sakaq, lojtari më i ri në moshë është Klisman Cake, vetëm 18.

MINUTAT MË TË MIRA

Çerekorëshi i parë i pjesës së dytë sjell “shpërthimin” e Tiranës. Janë pikërisht këto minutat më të mira të bardhebluve. Në këtë hark kohor, ata e kanë gjetur 9 herë rrjetën. Ndërsa minutat më të dobëta janë 15′-30′, ku kanë shënuar vetëm nga 1 herë.

FITORJA MË E THELLË

Dy fitore të thella numëron Tirana në 23 javë, atë ndaj Flamurtarit (3-0) dhe atë kundër Teutës (3-1). Rastësia ka bërë që në të dyja këto ndeshje, trajneri kundërshtar të ishte i njëjti, Gugash Magani.

BARAZIMI, NË “MODË”

Barazimi është rezultati më i sigluar për Tiranën. Në 36 javë kampionat, 15 ndeshje ata kanë marrë vetëm nga një pikë, 8 në shtëpi dhe 7 në transfertë. Dhe vlen të përmendet se shifrat 0-0 janë më shumë në “modë”, pasi 11 janë mbyllur me këtë rezultat.

Tags: BardheblutëEuropaJOSËNKupën e ShqipërisëMBROJTJA

TË LIDHURA

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, trajneri i Francës publikon listën
Sport

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, trajneri i Francës publikon listën

22:05 | 21/05/2025
Ndodh e pabesueshmja, futbollisti pësoi infarkt por vazhdoi lojën dhe shënoi golin e fitores
Sport

Ndodh e pabesueshmja, futbollisti pësoi infarkt por vazhdoi lojën dhe shënoi golin e fitores

20:38 | 21/05/2025
Napoli tenton rikthimin në Serie A të sulmuesit, situata
Sport

Napoli tenton rikthimin në Serie A të sulmuesit, situata

18:50 | 21/05/2025
Next Post
Rama: Luli premton edhe që deti bëhet i gjithi kos

Rama: Luli premton edhe që deti bëhet i gjithi kos

Rama: Vangjel Dule tradhtoi minoritetin grek jo më vlonjatët

Rama: Vangjel Dule tradhtoi minoritetin grek jo më vlonjatët

Basha, Ramës: Kryeministri i bankave, jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë

Basha, Ramës: Kryeministri i bankave, jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com