Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Klajda Gjosha: Po shkelet ligji për shkarkimet në administratë, të gjithë do marrin dëmshpërblim

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të disa prej drejtorëve të emëruar nga LSI dhe PS, në detyra të ndryshme. Këta drejtorë  janë shkarkuar nga ministrat teknikë të PD-së që u bënë pjesë e qeverisë pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ministrja Gjosha thotë se po zhbëhet reforma e administratës publike dhe se po shkelen procedurat ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

Ajo shpreh bindjen se shumë prej tyre do të fitojnë betejën e tyre gjyqësore duke marrë dëmshpërblimin e merituar, por se ata që do detyrohen të paguajnë janë qytetarët e thjeshtë.

Postimi i plotë i në Klajda Gjoshës “Facebook”

Është për të ardhur keq që një reformë madhore për procesin e integrimit europian të vendit, po zhbëhet çdo sekondë, duke shkaktuar jo vetëm një shpërqendrim të detyrave dhe përgjegjësive që ka administrata, por duke u shoqëruar gjithashtu me mosrespektim të thellë të procedurave ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

Procesi i integrimit është i qytetarëve ndaj sot më duhet t’i qëndroj përkrah të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për këtë proces.

Është njëra anë të ndëshkosh një punonjës të administratës për pjesëmarrje në veprimtari politike dhe është një gjë komplet tjetër, te mos respektosh procedurat ligjore për ta liruar atë nga detyra. Çdo punonjës ka të drejtën e tij të njoftohet për nisjen e procedurave të shkarkimit bazuar mbi faktet, ashtu sikurse ka të drejtën që i jep ligji për të dhënë provat dhe faktet që mund të kundërshtojnë këtë vendim.

Unë kam bindjen se shumë prej tyre do të fitojnë betejën e tyre gjyqësore duke marrë dëmshpërblimin e merituar, por në të njëjtën kohë mendja me shkon te qytetarët e thjeshtë që do detyrohen të paguajnë këtë dëmshpërblim me taksat e tyre, nga xhepi i tyre. Do detyrohen të paguajnë inatet dhe marrëveshjet e politikës dhe fatkeqësisht edhe padijet e atyre që drejtojnë institucionet tona.

Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve, mos respektimi i ligjit dhe vendosja e prioriteteve partiake përpara prioritetit numër një që mbetet qytetari, janë kritere që e kanë penguar Shqipërinë të ecë në rrugën e saj Europiane. Uroj të mos ndodh kështu edhe këtë herë, kur jemi fare pranë çeljes së negociatave të vendit!

Tags: administratedëmshpërblimKlajda Gjoshareformashkarkimet

TË LIDHURA

Aktualitet

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet,

08:57 | 10/06/2026
Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Next Post

Meta: Rama dhe Basha, e nisën me çadrën po e mbyllin me oligarkët

Sonte luhet finalja e emrave të mëdhenj, të gjitha detajet e supersfidës

120229-A-8536E-817 U.S. Army soldiers prepare to conduct security checks near the Pakistan border at Combat Outpost Dand Patan in Afghanistan's Paktya province on Feb. 29, 2012.  The soldiers are paratroopers assigned to Company A, 3rd Battalion, 509th Infantry Regiment.  DoD photo by Staff Sgt. Jason Epperson, U.S. Army.  (Released)

Afganistani, problemi i pazgjidhur i SHBA-ve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulmet amerikane ndaj Iranit, Teherani kërcënon me goditje më të ashpra

by mirseda
09:00 | 10/06/2026
0

Ushtria iraniane ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të përballet me “sulme edhe më të rënda...

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet,

08:57 | 10/06/2026

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com