Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Valë shkarkimesh nga ministri i Drejtësisë, hiqen nga puna 8 zyrtarë të lartë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Valë shkarkimesh nga ministri i Drejtësisë, hiqen nga puna 8 zyrtarë të lartë

Vijojnë shkarkimet nga ministrat teknikë të zgjedhur nga Basha. Është ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ai që nuk është kursyer aspak, por ka shkarkuar sot 8 zyrtarë të tjerë të lartë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit, si dhe ia referoi rastin e tyre Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Sipas njoftimit të ministrisë, shkarkimi erdhi pas verifikimeve ku konstatohet përfshirja e këtyre zyrtarëve, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin, si dhe neglizhencë e theksuar në kryerjen e detyrave.

Konkretisht, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar shkarkimin e:

1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;

2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;

3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;

4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu;

5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;

6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;

7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;

8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.

Ministri i Drejtësisë z.Bardhi, sipas rastit, i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se zyrtarët e lartëpërmendur, kanë kryer veprën penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit.

Tags: Gazment BardhiMinistri i Drejtësisëshkarkime

TË LIDHURA

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia
Aktualitet

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025
Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut
Aktualitet

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

19:17 | 22/08/2025
IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun
Aktualitet

IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

19:02 | 22/08/2025
Next Post
Largimi i De Biasit, nisin negociatat me klubin kinez

Largimi i De Biasit, nisin negociatat me klubin kinez

“Të shohim sa do punosh këtë 4-vjeçar”, Rama i kërkon diçka komentuesit

“Të shohim sa do punosh këtë 4-vjeçar”, Rama i kërkon diçka komentuesit

Dule shëtit me flamurin grek, revoltohet historiani: Bravo Vangjelis, arrite t’i përçash vlonjatët

Dule shëtit me flamurin grek, revoltohet historiani: Bravo Vangjelis, arrite t’i përçash vlonjatët

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim
Kuriozitete

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

by mirseda
19:45 | 22/08/2025
0

Një vajzë amerikane 29-vjeçare u vetëvra pas një bisede me një terapist virtual të ChatGPT. Historia dramatike...

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

19:40 | 22/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025
Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

19:17 | 22/08/2025
IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

IT në krye të listës, të rinjtë lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

19:02 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com