Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën e banorëve të komunës Margegaj në Tropojë, për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-ve në Luginën e Valbonës.
Pas mbajtjes së disa protestave dhe peticioneve në të cilat u përfshin edhe figura të njohura të shoqërisë nga mbarë vendi, shoqata “Toka” dhe banorët e komunës Margegaj, iu drejtuan gjykatës. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Gjykata kishte vendosur për pezullimin e përkohshëm të punimeve por vendimi i sotëm i hap rrugë procesit të ndërtimit të HEC-ve në luginën e lumit Valbonë, një prej perlave të turizmit malor në Shqipëri.