Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Helmimi i 11 grave në fabrikën e këpucëve, reagon Majlinda Bregu

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Helmimi i 11 grave në fabrikën e këpucëve, reagon Majlinda Bregu

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me helmimin e 11 grave, të cilat punonin në një fabrikë këpucësh në Krujë.

Bregu u bën thirrje politikanëve, madje i drejtohet edhe kryeministrit, për të lënë fushatën, dhe për të marrë masat e duhura, që ngjarja e sotme të mos përsëritet dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

“Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t’i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë stereotip ato kanë nevojë për punë, shëndet e siguri. Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin”, shkruan ndër të tjera Bregu.

Helmimi i disa punonjësve ndodhi paraditen e sotme, ndërsa po hetohet lidhur me zbardhjen e shkaqeve.

POSTIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

Mos i helmoni gratë!

Të vjen para syve, që në pikë të mëngjesit, një lajm si ky i helmimit të 11 vajzave dhe grave, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Bubq të Fushë- Krujës, si për ta përplasur edhe njëherë, pamëshirë, një nga problemet më të mëdha: mungesën e sigurisë në vendet e punës.

Shëndeti i vajzave dhe grave është vënë në rrezik nga substancat tretëse, që përdorka fabrika. Ato janë dërguar me urgjencë në spital sot në mëngjes.

Me po kaq urgjencë, specialistët e fushës dhe autoritetet vendore duhet të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Uroj që të shërohen sa më parë por pavarsisht kësaj helmi që i preku ndërsa ato punonin kokëulura për të kapur normën e ditës, s’duhet t’u dalë edhe aq lehtë njerëzve përgjegjës për çfarë ndodhi sot e rrezikon të përsëritet kudo ku mbizotëron makutëria e papërgjegjshmëria në rrobaqepsi, fabrika këpucësh apo sektorë të tjerë të biznesit fason dhe jo vetëm.

Strukturat shtetërore bëjnë mirë ta lënë për një moment mënjanë fushatën elektorale dhe nisur edhe nga ky rast, të analizojnë të gjitha mundësitë që ofron ligji për t’u ofruar mbrojtje dhe kushte normale në ambjentet e punës për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në to.

Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t’i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë steriotip ato kanë nevojë për punë, shendet e siguri. Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin.

Gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka u duhet të kenë. Veç helmin s’ja kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit.

Tags: 11 gra ne fabrikahelmimiMajlinda Bregureagon

TË LIDHURA

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme
Analizë

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët
Aktualitet

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

16:43 | 23/06/2025
Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…
Aktualitet

Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…

16:17 | 23/06/2025
Next Post
Kodi i ri Doganor, nga nesër në fuqi; Thjeshton procedurat për eksport-import

Kodi i ri Doganor, nga nesër në fuqi; Thjeshton procedurat për eksport-import

Tre skenarët e 25 qershorit

Tre skenarët e 25 qershorit

Psikologët japin alarmin: Mos u bërtisni fëmijëve tuaj!

Psikologët japin alarmin: Mos u bërtisni fëmijëve tuaj!

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë
Analizë

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë

by mirseda
18:32 | 23/06/2025
0

Ministri i Ekonomisë i Izraelit, Nir Barkat, thotë se është shumë e qartë se Trump dhe kryeministri...

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

18:03 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

17:48 | 23/06/2025
Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

17:19 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com