Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

HISTORIA/ Atletit tetraplegjik italian i vodhën medaljen, ia kthen Artan Lame

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
HISTORIA/ Atletit tetraplegjik italian i vodhën medaljen, ia kthen Artan Lame

Pak kohë më parë historia e atletit tetraplegjik, Oskar de Pelegrin, bëri bujë në media.

Atleti italian fitoi medaljen para-olimpike në lojërat “Londër 2012” në garën e gjuajtjes me hark, por më pas ajo iu vodh nga grabitësit shqiptarë në banesën e tij, në provincën e Belunos.

Oskar de Pelegrin zgjodhi ta bëjë rastin publik, duke treguar kutinë bosh të medaljes. Gjatë inspektimeve, janë gjetur një sërë gjurmësh gishtërinjsh dhe pas hetimeve disamujore, polica ka konfirmuar se në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, ka arritur të lokalizojë medaljen e vjedhur në vendin tonë.

Çuditërisht, kjo medalje e atletit italian përfundoi pikërisht në duart e Artan Lames, një prej koleksionistëve më të njohur në vendin tonë.

Lame organizoi një ceremoni për dorëzimin e medaljes, ndërsa tregoi se si kishte rënë në duart e tij.

Ai u shpreh se këtë medalje e kishte gjetur në një mënyrë fare rastësore gjatë kërkimeve të tij të zakonshme si koleksionist nëpër tregjet e mallrave të përdorur, ndërsa pasi konstatoi se për çfarë bëhej fjalë, ai u lidh në kontakt me ambasadën Italiane për t’ia kthyer sërish medaljen të zotit.

“Nuk mund të jesh koleksionit nëse nuk gërmon çdo ditë. Në një nga gërmimet e mia të përjavshme, shoh midis shumë  gjërave të vjetra të hedhura përtokë dhe një medalje që në fillim mendova se ishte prej alumini dhe  pa e kuptuar mirë e mora dhe e bleva. Më pas në shtëpi u mora me pastrimin e saj dhe sa më shumë që e vrojtoja kuptoja që ishte diçka me vlerë, pasi shikoja vulat dhe stampat, dhe të gjithë pjesën që është e padukshme për një sy normal dhe konstatova që ishte një medalje olimpike. Dhe me anë të kërkimeve në internet gjeta se kush e ka fituar këtë medalje dhe duke vazhduar e gërmuar arrita tek emri i zotit Oskar de Pelegrin. Kërkoj sërish në internet për këtë emër dhe në fakt kishte shumë foto të tij me medalje në qafë dhe menjëherë të binte në sy një tjetër foto ku sportisti tregonte një kuti të zbrazur, dhe lajmi thoshte “Vidhet medalja e Oskar de Pelegrin”. Aty e kuptova në fakt që kisha në dorë medaljen e tij, menjëherë vendimi i parë që më erdhi në mend ishte për t’ia kthyer të zotit. Më pas hyra në kontakt me ambasadorin Italian dhe i shpjegova të gjithë historinë, për ta vazhduar pjesën tjetër të kontakteve me zotin De Pelegrin”, tha Artan Lame, gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes ambasadës Italiane.

Tags: Artan Lameatleti italian Oskar de Pelegrinmedalje e artetetraplegjik

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Next Post
Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

Ndahet nga jeta deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli

Ndahet nga jeta deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

by mirseda
21:53 | 16/04/2026
0

Britania po shqyrton prezantimin e tarifave të hyrjes për turistët që vizitojnë disa nga muzetë më të...

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com