Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka foli pak para fillimit të seancës së Kuvendit për votimin e Vettingut.
“Nëse PD nuk plotëson kërkesat e programit që ka PAA ne i bashkohemi partisë Socialiste. Nëse garojmë nën siglën e Partisë Demokratike do t’i qëndrojmë besnik deri në fund“, tha Duka.
Kreu i PAA-së, Duka tha se do të marrë tre deri katër deputet në qytetet; Fier, Tiranë, Shkodër dhe e fundit Durrës.
Por Duka la të hapur bashkëpunimin më partitë e tjera të vogla, ai i bëri ftesë të drejtpërdrejtë kryetarit të Partisë Aleancës Popullore, Artur Dojaka.