Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në “Facebook” ka analizuar pasojat e marrëveshjes Rama-Basha.
Sipas Manjanit, ky dakordësim krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman dhe dëmton opozitarizmin.
Po ashtu, në këtë analizë thuhet se ky plan largon nga skena politike partitë e vogla.
Statusi i plote:
Pasojat..
——-
Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:
- Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
- Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
- Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
- Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
- Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
- Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
- Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
- Opozitarizmi mund të marrë goditje.
Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Të gjithë po e kërkonim me ngulm!
Të shpresojmë në më të mirën!