Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mediat franceze: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri shfaros bletët

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mediat franceze: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri shfaros bletët

Mediat franceze i kanë kushtuar disa artikuj fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Në artikujt shkruhet se shkaku kryesor i zhdukjes së mijëra bletëve është pesticidi i fortë i përdorur për kultivimin e kanabisit.

Madje, mediet franceze e quajnë Shqipërinë prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë, ndërsa shtojnë se pesticidet që përdorin fermerët ndikojnë drejtpërdrejt te bletët, duke sjellë vdekjen e tyre.

France Inter shkruan:

“Në një periudhë 1 vjeçare, midis 2015-ës dhe 2016-ës, nga 360 mijë koshere në vend, më shumë se 142 mijë nuk do t’i mbijetonin në dimrin e vitit 2016! Kjo është e padëgjuar më parë dhe është edhe më dramatike, pasi mijëra familje shqiptare jetojnë me tregtimin e mjaltit. Është e vërtetë që dimri ka qenë i vështirë, është gjithashtu e vërtetë që një sëmundje ka sulmuar bletët, veçanërisht pasi bletarët nuk janë në gjendje t’i trajtojnë ato me produkte moderne dhe të shtrenjta. Por, kjo nuk është e gjitha.

Ka një tjetër arsye që qëndron pas këtij numri të lartë të vdekshmërisë së bletëve: kultivimi i kanabisit! Në pak vite, Shqipëria është bërë prodhuesi i parë evropian i kanabisit në terren, duke lënë pas Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Ka me qindra hektarë të kultivuar!”

Më tej, kjo gazetë shton se përdorimi i pesticideve ka ndikuar drejtpërdrejt te bletët, të cilat i quan “viktima të shpërthimit të kultivimit të kanabisit.”

“Në vitin 2016, policia shqiptare ka shkatërruar në bashkëpunim me policinë italiane 2 milion e gjysëm rrënjë kanabisi! Gjithsesi, për të prodhuar kaq shumë, shqiptarët përdorin një ton me pesticide, të cilat janë shpesh të ndaluara. Importuesit kryesorë të kanabisit shqiptar, si Italia, Franca dhe Gjermani i kanë lënë rrugë hapur mafias. Kjo edhe për arsye se Shqipëria është mjaft praktike, përdor Adriatikun për të çuar lëndë narkotike në Itali.

Bletët shqiptare dhe bletarët janë viktima të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafias lokale dhe hipokrizisë së vendeve të konsumit.”/ TIRANA TODAY

Tags: bletekanabislende narkotikeshfaros

TË LIDHURA

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore
Aktualitet

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

13:49 | 08/10/2025
Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork
Aktualitet

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi
Aktualitet

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
Next Post
Biçikleta me avull, e thjeshtë dhe e efektshme

Biçikleta me avull, e thjeshtë dhe e efektshme

ELBASAN/ 69-vjeçari qëllon veten me armë gjahu, vdes në spital

ELBASAN/ 69-vjeçari qëllon veten me armë gjahu, vdes në spital

Përfundon takimi Rama-Borchardt, ambasadori nuk komenton bojkotin e opozitës

Përfundon takimi Rama-Borchardt, ambasadori nuk komenton bojkotin e opozitës







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë
Bota

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

by mirseda
14:01 | 08/10/2025
0

Moska kërkon nga SHBA-të një qëndrim “të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm” lidhur me mundësinë e dërgimit të...

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

13:49 | 08/10/2025
Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

12:56 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com