Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të vijë nesër në Tiranë, ku do takohet me aktorë kryesorë të politikës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje mes mazhorancës dhe opozitës.
Ai pritet të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Bashën, por ajo që të bie në sy, është se zyrtari i lartë amerikan do të takohet me deputeten demokrate, Majlinda Bregun.
Kjo e fundit është shprehur hapur kundër bojkotit të zgjedhjeve, vendim i Bashës që është kundërshtuar edhe nga Selami dhe Topalli.
E kontaktuar nga Panorama, Bregu konfirmoi takimin që do të zhvillojë nesër me Hoyt Brian Yee.
Ndërkohë para kësaj vizite në Tiranë, zyrtari amerikan dha një mesazh shumë të qartë për vendet e rajonit nga Podgorica, ku ndodhej dje. Ai tha se deputetët nuk duhet të bojkotojnë Parlamentin, pasi kështu ata shmangin përgjegjësitë e tyre.