Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Të jetosh mes kënetës, historia prekëse e familjes Jana në Durrës

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Të jetosh mes kënetës, historia prekëse e familjes Jana në Durrës

Familja Jana jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Ata janë vendosur në Kënetë të Durrësit, në një shtëpi, e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet, por që në të rriten 3 vajzat Marisoli, Brisilda, Sara, vëllai i tyre Aleksi, bashkë me prindërit dhe gjyshen e tyre.  Kjo histori prekëse është transmetuar edhe në emisionin e televizionit Klan, “Jo vetëm Modë”, të Floriana Garos.

Të ëmës, Zhanetës, përveç vështirësisë në rritjen e fëmijëve dhe kujdesit ndaj gjyshes së tyre, i shtohet edhe mungesa e kushteve të banimit.

Edhe pse familja Jana u zhvendos nga një barakë për në një banesë tjetër, të ndërtuar prej tyre, jetesa në të është e pamundur.

Ky është një nga rastet e shumta të evidentuara nga “Fundjavë Ndryshe” e cila ka apeluar edhe për ndërtimin e plotë të shtëpisë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”113″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”DESC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Këtë barrë të rëndë kanë mundur ta sfidojnë edhe tre vajzat e Zhanetës bashkë me vëllanë Aleksin dhe gjyshen e tyre. Ato tregojnë se dimri ka qenë i shumë i vështirë për to. Ndërsa kur kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, e kanë kapërcyer me kushtet e tyre pa mundur të shkojnë në spital apo të blejnë ilaçe.

 “Ishte dimër kur jemi zhvendosur këtu. Dhe kemi pasur probleme që nuk kemi pasur mundësi për të shkuar spital kur ndonjëri prej nesh sëmurej apo kur nuk kishim mundësi për të blerë ilaçe”, shprehet më e madhja e vajzave, Marisoli.  

Por, nga ana tjetër është frymëzuese të dëgjosh se si Marisoli, Brisilda dhe Sara, përpos varfërisë dhe barrës së rëndë të përditshme, i janë përkushtuar maksimalisht mësimeve në shkollë, të cilën e shohin si mënyrën e vetme për të dalë nga varfëria.

E ëma tyre Zhaneta, me anë të ndihmës së “Fundjavë Ndryshe” punon në një fabrikë këpucësh. Ndërsa bashkëshorti i saj mundohet të punojë ç’të mundet.  

“Më parë kemi jetuar në një barake. Ndërsa u zhvendosëm këtu, pasi nuk kishim ku të shkonim tjetër. Në dimër e kam zënë me batanije dritaren kur bënte ftohtë dhe më pas me plastmasë”, shprehet e ëma e katër fëmijëve, Zhaneta.    

Falë Fundjavës Ndryshe, Zhaneta ka filluar punë në një fabrikë këpucësh “Punoj 8 orë dhe ndonjëherë me orë të zgjatur. Me pagesën që marr paguaj kredinë, pastaj çfarë mbetet marr ndonjë thes miell që të mos i lë pa bukë fare”

Ndërsa drejtuesi i nismës “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari thekson se “Kjo familje duhet ndihmuar pasi fëmijët e përjetojnë më shumë varfërinë.  Ne do të bëjmë çmos që vajzat të shkojnë në kurse pa pagesë për edukimin e mëtejshëm të tyre”

 

Tags: AleksiBrisildafamilja Janafundjave ndryshekenete te DurresitMarisoliSara

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Katër mitet e gabuara mbi diabetin

Katër mitet e gabuara mbi diabetin

Shtypi nga bota, 14 maj 2017

Shtypi nga bota, 14 maj 2017

Shtypi i ditës, 14 maj 2017

Shtypi i ditës, 14 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com