Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Nga sot e tutje, Basha dhe PD nuk dinë se ç’do të bëjnë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Nga sot e tutje, Basha dhe PD nuk dinë se ç’do të bëjnë

Blendi Fevziu/Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar, e dyta që nga ajo e 18 Shkurtit, që inicioi vendosjen e çadrës në bulevard. Përtej debatit shterpë mbi numrat dhe pjesëmarrjen, debat që në fakt nuk të çon askund, ajo që është më shqetësuese, është pyetja: ku do shkojë opozita dhe cili është hapi i mëtejshëm i saj?

Them që debati për numrat s’ka asnjë rëndësi, sepse në thelb, nuk është ai vendimtar por ideja që PD ka për të vijuar më tej. Varësisht hapave që do vendosë të bëjë dhe veprimeve që ndërpritet të marrë, PD – së mund t’i mjaftojnë për të pasur sukses edhe gjysma e atyre që kishte në bulevard dhe mund të mos i mjaftojë në një formë tjetër as pesëfishi i atyre që ishin sot. Beteja politike nuk është çështje numrash, por idesh, bindjeje dhe qartësie për t’i frymëzuar qytetarët.

Në një editorial të thuajse 10 ditëve më parë, kisha shkruar se bllokimi i zgjedhjeve dhe suksesi i opozitës varej nga dy gjëra: e para nga mbështetja ndërkombëtare dhe e dyta, nga nxitja e një proteste masive popullore. Pra konsensusi popullor.

Kur flitet për protestë popullore, nuk flitet për mbështetës që dalin në një miting sepse çdo parti e madhe i ka numrat e saj dhe mund ta organizojë gjithnjë një miting të tillë, por flitet për pakënaqësi popullore, që organizohet dhe proteston vetë, që çon në paralizimin e shtetit dhe në rrëzimin e tij. Shembuj të tillë kemi shumë në botë.

Për fatin e keq, PD nuk duket se po arrin asnjërën nga këto.

Mbështetja ndërkombëtare, ashtu siç edhe pritej, nuk është në favor të aksionit për të bllokuar zgjedhjet dhe as për të penguar zhvillimin e tyre. Një sërë deklaratash kanë shkuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për fat të keq, edhe falë këtyre deklaratave, ato rrezikojnë të jenë zgjedhjet më absurde që nga koha e komunizmit dhe Shqipëria, rrezikon të bëhet i vetmi vend që nga gadishulli i Kamçatkës e deri në Ishullin Britanik që Parlamenti është monokolor. Ky nuk është vetëm turp, por edhe rrezik real për demokracinë.

Mbështetja masive popullore mbetej rruga e dytë dhe e vetme e opozitës për t’u imponuar. Në fakt, pas 3 muaj protestë, mbështetja ka mbetur brenda atyre që votojnë opozitën (dhe që nuk janë pak në Shqipëri), por duket se nuk ka shkuar më tej.

Sot, PD ka organizuar një protestë nga e cila qytetarët janë larguar pa kuptuar se si do të vijojnë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Tani koha nuk punon në favor të opozitës. Qeveria e ka agjendën e saj të qartë: zgjedhjet e 18 Qershorit dhe rikonfirmimi i një super-mazhorance që kërkon të shkojë më tej. Pra mbështetësit e mazhorancës e dinë se çfarë do bëjnë dhe ku do shkojnë. Ata të PD, sot nuk kuptuan konkretisht atë që do të vijojë. Aq më pak qytetarët e tjerë që duan t’ju bashkohen atyre. Paqartësia në politikë, është më vrastare se sa mediokriteti.

PD nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, ç’do bëj më tej!? Ajo duhet të qartësojë sa më parë qëndrimin dhe agjendën e saj, ciladoqoftë ajo, sepse nëse hyn në stinën e pushimeve pa një ide të qartë, rikthimi aty ku u la në shtator do të jetë shumë më i vështirë. Ndaj lidershipi i saj duhet t’i përgjigjet pyetjes që e bëjnë sot, besoj të gjithë: ç’do ndodhë më tej? (Opinion.al)

Tags: 18 qershoribashamazhorancaPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Qytetet me pagat më të larta në botë

Qytetet me pagat më të larta në botë

Të jetosh mes kënetës, historia prekëse e familjes Jana në Durrës

Të jetosh mes kënetës, historia prekëse e familjes Jana në Durrës

Katër mitet e gabuara mbi diabetin

Katër mitet e gabuara mbi diabetin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com